Gjatë ditës së sotme në media qarkulluan lajmet se Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetimi mbi vrasjen e bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit dhe gazetarit, Enver Malokut.
Astrit Kolaj nga Zyra për Komunikim Publik në Këshillin Prokurorial të Kosovës i është përgjigjur gazetës “Bota sot” lidhur me këtë çështje
“Ju informojmë se PSRK , ka kërkuar informata paraprake nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, lidhur me vrasjen e Enver Malokut , duke pasur parasysh postimin e gazetarit Bajrush Morina” kanë deklaruar nga Zyra për Komunikim Publik në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.