Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi, përcakton fatin e Demarkacionit

Politika

Vizita e Kryeministrit të Malit të Zi, përcakton fatin e Demarkacionit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 5 shkurt 2018 Në ora: 20:13
Dushko Markoviç

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të jetë si pikë e rendit të ditës në seancën e së enjtes. Kështu kanë vendosur anëtarët e Kryesisë së Kuvendit. Kundër kësaj ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës. Analistët politik mendojnë se vizita e kryeministrit malazias, Dushko Markoviç do t’i jep një zgjidhje kësaj marrëveshje që po zvarritet më shumë se që tri vite.

Anëtaret e Kryesisë së Kuvendit në mbledhjen e së hënës kanë hequr nga rendi i ditës Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ata nuk e kanë definuar kohën se kur do të jetë mbledhja e radhës, që si pikë e rendit të ditës do të jetë kjo marrëveshje e nënshkruar para tri viteve.

Pro heqjes së kësaj pike kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, AAK dhe ata të NISMA-së.

Kurse, kundër këtij propozim ka dal vetëm shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Qeveria e Kosovës, më 4 dhjetor të vitit të kaluar ka proceduar në Kuvend për miratim tekstin e kësaj marrëveshje të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015.

Së bashku me këtë dokument, Qeveria ka dërguar në Kuvend edhe raportin e ri me gjeturat nga komisioni i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i LDK-së.

Me 6 shkurt, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic do të vizitojë Kosovën. Zyrtarët e të dyja qeverive kanë thënë se demarkacioni nuk do të jetë çështje e agjendës në mes të dy kryeministrave.

Por, analistët politik mendojnë se kësaj çështje do t’i jepet një epilog, nëse arrihet një modus mes të dy kryeministrave.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka thënë se demarkacioni do të dërgohet në seancë në momentin më të përshtatshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat