Paralajmëron Mazllum Baraliu: Qeveria mund të bie sivjet

Politika

Paralajmëron Mazllum Baraliu: Qeveria mund të bie sivjet

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 shkurt 2018 Në ora: 20:31
Mazllum Baraliu

Tentativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale u bë lajm ndërkombëtar dhe pati reagime edhe nga shtetet e Quintit, që e kundërshtuan këtë.

Për shfuqizimin e kësaj gjykate, procedurat dhe çështje tjera si demarkacioni, zgjedhjet e parakohshme, dialogu me Serbinë, ndryshimi i Kushtetutës e të tjera, ka folur njohësi i çështjeve juridike dhe aktuale politike në vend, Mazllum Baraliu.

“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në vend?

Mazllum Baraliu: Gjendja politike, sociale dhe ekonomike; marrë në tërësi, nuk është e kënaqshme. Përkundrazi, gjendja politike për shembull, që më shumë se gati tri vite të fundit është në tonus, rrjedhimisht e përcjellë me ngërçe, me ndërskamca dhe animozitete, jo vetëm të padenja, por edhe të pazakonshme; mbase edhe të papranueshme për një klasë politike dhe garniture-a institucionale, të cilat e marrin, përkatësisht përpiqen ta prezantojnë dhe reprezentojnë veten para popullit dhe para bashkësisë ndërkombëtare, si establishment dhe lidership demokratik dhe mondan; ndërkohë që fatkeqësisht gjatë tërë rrjedhës së këtyre viteve të qeverisjes së tyre - pa dallim, nuk janë dëshmuar si të tillë-përkundrazi. Edhe tani, gjendja politike, përkimisht trendet dhe rrjedhat e saj janë mjaft fluide e tensionale; madje edhe me primesa fragjiliteti. Për më tepër, si duket as kasta politike, veçmas ajo pushtetore dhe as qytetaria kosovare, nuk janë sa duhet këndelltar, për të kuptuar tensionet dhe krizën gjithëpërfshirëse dhe gjithëdimensionale, nëpër të cilën po kalojmë. Tentakulat e një krize  socio-ekonomike evidente dhe permanente me primesa të qarta lavjerrësore drejte një animi destabilizues nga jashtë e nga brenda, janë të konturuara dhe përkeqësuara tashmë që nga paslufta e në vijim. Mjerisht është evidente, se përkundër të arriturave, po ashtu evidente dhe të cilat lypset respektuar dhe kultivuar si zhvillim dhe si vlera, sot e kësaj dite ne kemi shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunësisë në rajon dhe më gjerë. Kjo gjendje e rëndë krize, nuk do të duhej ta linte askënd as komod dhe as të qetë, përkundrazi do të duhej parë dhe përjetuar një mobilizim dhe angazhim gjithë shoqëror, veçmas gjithë institucional dhe gjithë shtetëror te të gjithëve pa dallim...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat