Si u zhduk Sadri Ramqaj i LDK-së në Shqipëri, dhe a do ta hetojë Specialja këtë rast?

Politika

Si u zhduk Sadri Ramqaj i LDK-së në Shqipëri, dhe a do ta hetojë Specialja këtë rast?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 6 shkurt 2018 Në ora: 13:04
Disa fotografi të Sadri Ramqajt

Familjarët e Sadri Ramqajt, i zhdukur në Shqipëri në shtator të vitit 1998, duan që zbardhjen e këtij rasti ta bëj Gjykata Speciale, e cila shumë shpejt pritet të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para ndaj atyre që supozohet se mund të kenë kryer krime gjatë dhe pas luftës.

Madje, Shukri Ramqaj vëllai i të zhdukurit në një intervistë dhënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, në vitin 2015, pati thënë se ai është i gatshëm të bashkëpunoj edhe me hetues ndërkombëtar të kësaj instance juridike.

Pasi që autoritetet në Shqipëri dhe në Kosovë nuk kanë arritur të ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

Për kërkimin e të vëllait, Ramqaj kishte kontaktuar me njerëz të Qeverisë së Sali Berishës, me kabinetin e Qeverisë së Kosovës në Ekzil, me Policinë ne Shqipëri, me zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ata të KFOR-it spanjoll.

Arsyeja për zhdukjen e tij dyshohet të ketë qenë shumë e parave që ai i kishte sjellë prej Zvicre për të blerë armë për luftën në Kosovë.

Gjoshi thotë se Specialja ka mandat të hetojë

Avokati Adrian Gjoshi thotë se Gjykata Speciale ka mandat për të hetuar këtë zhdukje.

Image
Adrian Gjoshi

“Gjykata Speciale ka juridiksion që të hetoj dhe gjykoj veprat penale që dyshohen të jenë kryer gjatë periudhës 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Sa i përket pyetjes tuaj se a mund të hetohen rastet të ndodhura në Shqipëri nga Gjykata Speciale, përgjigja është po, mund të hetohen edhe veprat të kryera në Shqipëri”, ka thënë Gjoshi.

Sipas tij, legjislacioni bazë për themelimin e këtij institucioni e mundëson një hetim të tillë.

“Kjo, sipas jurdiksionit lëndor të inkorporuar në ligjin për Gjykatën Speciale. Për më shumë, edhe në juridiksionin personal të kësaj gjykate është paraparë që të ndiqen veprat penale “të cilat janë kryer apo kanë filluar të kryen në Kosovë” , kështu, duke lënë të kuptohet që edhe shtetet fqinje mund të preken nga Gjykata Speciale”, shtoi Gjoshi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat