Skandali te Limaj, a u dorëzua prokuroria ndaj Dardan Gashit?

Politika

Skandali te Limaj, a u dorëzua prokuroria ndaj Dardan Gashit?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 6 shkurt 2018 Në ora: 15:30
Foto ilustrim "Bota sot"

Një video e gjuajtjes më armë të Ministrit të Diasporës, Dardan Gashit gati i kushtoi me dorëheqje nga kjo pozitë. Megjithatë mocioni për shkarkimin e tij dështoi që të votohej në Kuvend, pavarësisht veprimit të tij.

Kështu më 26 janar, deputetët e Kuvendit të Kosovë nuk e miratuan mocionin e propozuar nga LDK-ja për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës, Dardan Gashi. Për shkarkimin e tij votuan 36 deputetë për, 49 kundër dhe 3 abstenime. Gashi kishte gjuajtur me armë zjarri në një ndejë në Malishevë, ku po festohej vendimi i cili lironte Fatmir Limajn nga akuzat për korrupsion.

Pak ditë më vonë, në media u publikua një video tjetër nga ndeja në Malishevë, ku njëri nga këshilltarët e zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bëri po të njëjtin veprim duke gjuajtur me armë në një ndejë miqsh.

E gjithë kjo është quajtur një skandal në Kosovë, ky zyrtarë të shtetit gjuajnë me armë në ndeja, pavarësisht fushatave vetëdijesuese që të festohet pa armë.

Këto veprime të zyrtarëve të lartë u panë si mjaftë shqetësuese dhe që duhet të hetohen nga drejtësia.

Të kontaktuar nga “Bota sot”, nëse prokuroria po vazhdon të merret me këtë rast dhe deri ku kanë shkuar hetimet, zyrtarë nga ky institucion nuk kanë dhënë përgjigje.

Image
Bajram Gecaj

Kështu, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj i pyetur nëse këto raste duhet të hetohen, ka thënë se fatkeqësisht mocioni për shkarkimin e ministrit Gashi nuk kaloi në Kuvend.

“Po gjithsesi. LDK madje ka ngritë mocion për këtë çështje, i cili fatkeqësisht nuk kaloi”, thotë Gecaj.

Të merret prokuroria

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se patjetër që këto raste duhet të hetohen nga prokuroria, ndërsa thotë se ministri Gashi në këtë pozitë ka ardhur në mënyrë të çuditshme.

Image
Blerim Burjani

“Prokuroria është thënë se po merret me rastin, kjo  çështje është jashtëzakonisht shqetësuese e njerëzve të cilët kanë poste publike të këtij tipi si i marrin ato poste me gjëra të tjera, ky njeri është kontravers dhe në mënyrë të çudtishme ka arritur në postin që mbanë, por kjo është politikë, me rëndësi se ata në koalicionin PAN e din si ka ardhur, skandali duhet të hetohet deri në fund dhe duhet të ketë përgjigje meritore”, thekson juristi Burjani.

Ligji të vlejë për gjithsecilin

Ndërkaq analisti politik, Leon Duhanaj thotë se ligji duhet të kontrollojë sjelljet e gjithsecilit, qoftë njeri i thjeshtë, apo zyrtar shtetëror.

Image
Leon Duhanaj

“Për çdo njëri, qoftë ai qytetarë i thjeshtë, zyrtarë shtetërorë apo edhe President i vëndit, ligji duhet të jetë ai që kontrollon sjelljen e tyre. Për çdo përdorim të paautorizuar të armes, duhet të merret prokuroria e shtetit me ta”, thekson Duhanaj.

Ai thotë më tutje se nuk ka falje për askënd, se shteti ose duhet të funksionojë ose të jetë inekzistent.

“Nuk ka as gabim te madh e as të vogël, i cili duhet të falët, të mos ndëshkohet, kushdo ta ketë bërë atë. Derisa të bëhet kështu, mos të thirrëmi në shtet sepse shteti, ose funksionon ose është inekzistent”, vlerëson analisti Duhanaj.

Ndryshe, pasi në media ishte publikuar videoja që u tha se është xhiruar në festën që Fatmir Limaj e organizoi në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, ndërsa policia dhe prokuroria janë duke hetuar atë që ndodhi aty. Në videon e publikuar shihet që Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe i liruari tjetër nga akuza Endrit Shala, gjuajnë me armë pa kontroll, vetëm duke hapur dritaret e odës ku festojnë për Limajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat