Presioni ndërkombëtar, dorëzohet Hashim Thaçi!

Politika

Presioni ndërkombëtar, dorëzohet Hashim Thaçi!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 shkurt 2018 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi në takimin e liderëve të Evropës, i cili u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Gjykata speciale nuk mund të shfuqizohet, tanimë edhe kundërshtaret politike të saj po e pranojnë. Presidenti Thaçi si duket është dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe tani dëshiron të ndikojë te të tjerët, madje me urdhër të tij. Kosova dhe qytetaret e vendit para se gjithash duan respektim të ligjit, si e vetmja shpresë për një orientim të duhur të vendit”, ka thënë Deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Në fund të vitit 2017, saktësisht me 22 dhjetor ishte marrë iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, por një gjë e tillë nuk u arrit të realizohet pas shumë tentimeve, për shkak të mungesës së kuorumit në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Por, tani në fillim të muajit shkurt Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk e ka qëndrimin e njëjtë për këtë Gjykatë.

Ai në një konferencë për media në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka deklaruar se nuk duhet dhe as nuk do të shfuqizohet Gjykata Speciale

“E theksoj unë kamë opinionet e mija për gjitha zhvillimet por askush mos të kërkon prej meje me marrë pozicion partiak se nuk e marrë atë pozicion. Prandaj është e qartë ketë them edhe me biseda që kam zhvilluar, edhe me liderët politik, kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj se gjykata speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës. Jo opinion i shtetit të Kosovës i prezantuar prej presidentit të Kosovës i bazë të hierarkisë institucionale kushtetuese dhe ligjore“, ka deklaruar Thaçi.

Lidhur me tërheqjen e presidentit Thaçi nga mbështetja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se si duket Thaçi është dorëzuar para presionit ndërkombëtar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat