“Vendi mund të shkojë në zgjedhje nacionale”

Politika

“Vendi mund të shkojë në zgjedhje nacionale”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 shkurt 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Analisti Blerim Burjani ka kërkuar nga udhëheqësit e vendit të mos të ngritin ide të kota, pasi vendi mund të shkojë në zgjedhje nacionale.

Image
Blerim Burjani

“Sa më parë të aprovohet kufiri me Malin e Zi, ekziston marrëveshja e nënshkruar të ratifikohet në Kuvend pa asnjë vonës dhe konfuzitet, të mos pengohet Gjykata Speciale dhe mos të ngritin ide koti dhe izoluese në vend, përndryshe mendoje se sa më parë duhet shkuar në zgjedhje të përgjithshme nacionale mos të humbasin kohë me kotë”, ka thënë ai

Gjithashtu, Burjani ka shtuar  qeveria nuk ka asnjë kapacitet për zgjidhje dhe se duhet të ndërtohet një platformë e mirëfilltë të zgjidhjes problemeve jetike për vendin.

“Kjo qeveri nuk ka asnjë kapacitet të vetëm për zgjidhje pra të mos merremi me kryeneçi dhe politiken "kaubojski", të ndërtojmë një platformë të mirëfilltë të zgjidhjes së problemeve jetike për vendin që janë zhvillimi ekonomik , mbrojtja shëndetësore dhe mbrojtja sociale këto gjëra sa me parë duhet të rregullohen, prej kësaj qeverie hajrë nuk ka në asnjë segment andaj konsideroje se rruga e vetme mbeten zgjedhjet gjendja në veri  dihet çfarë është  atje e kontrollon Serbia jetën e serbëve, Qeveria e Kosovës as pyetet gjë në veri për asgjë ngjarja tragjike që ka ndodh me herët duhet të zbardhet vrasja e Ivanoviçit duhet të zbardhet”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat