“Kosova pa ushtri deri në vitin 2020”

Politika

“Kosova pa ushtri deri në vitin 2020”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 shkurt 2018 Në ora: 15:32
FSK

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haxhi Shala, ka theksuar se FSK-ja është e gatshme për shndërrimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

Shala në një emisionin para pak ditësh, ka theksuar se beson që transformimi i FSK-së në FAK, do të ndodhë gjatë vitit 2018.

“Unë besoj që me një trysni të bashkësisë ndërkombëtare te Serbia, do të ndodhë transformimi gjatë këtij viti. Çdo ditë po shihet që Serbia është duke hequr dorë nga disa elemente që i ka pasur në Kosovë. Tash kryeministri i Serbisë po flet për një dialog të brendshëm atje. Më pas po diskutohet tërheqja e Kosovës nga Kushtetuta, por në anën tjetër edhe deputetët e Listës Serbe kanë qëndrim pak më të butë rreth kësaj teme”, ka shtuar Shala.

Mirëpo, profesori dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se FSK-ja nuk mundë të shndërrohet në ushtri gjatë vitit 2018, pasi sipas Islamit, duhet ndryshime kushtetuese të cilat duhet të ndryshohen me dy të tretat e votave të listës serbe, listë kjo e cila ka ndikim nga qeveria serbe.

Për ta lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat