Thaçi po e ndihmon Serbinë të integrohet në BE, Kelmendi numëron faktet - Bota Sot
Thaçi po e ndihmon Serbinë të integrohet në BE, Kelmendi numëron faktet

Politika

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Thaçi po e ndihmon Serbinë të integrohet në BE, Kelmendi numëron faktet

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 7 shkurt 2018 Në ora: 18:50
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiq

Njohësi i politikës, Jeton Kelmendi thotë se nuk është për tu befasuar konstatimi i Komisionit Evropian, i cili tha se Kosova gjendet shumë larg plotësimit të kushteve për integrimin në Bashkimin Evropian.

E pse Kosova gjendet keq sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësim në familjen e madhe evropian, Kelmendi thotë se fajin kryesor e kanë politikanët.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se projekti i paraqitur nga institucionet e Bashkimit Evropian apo planet afatgjate strategjike për integrimin e Ballkanit, nuk ishte shumë optimist, sepse ishte i keq për Kosovën. Por, faji kryesor është tek kjo kastë politike e udhëhequr nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj”, thotë Kelmendi për Bota sot”.

Madje, ai fajëson Thaçin se ka punuar për të përshpejtuar integrimin e Serbisë në BE.

“Nuk duhet harruar faktin se Bashkimi Evropian, Beogradi dhe Hashim Thaçi kanë punuar që ta integrojnë Serbinë në BE, duke nënshkruar një varg marrëveshjes që ishin të dëmshme për Kosovën, dhe të njëjtën kohë e përshpejtuan Serbinë në rrugën e saj drejt Brukselit”, tha Kelmendi për “Bota sot”.

Ai shtoi se Serbia ka bërë shumë hapa ndaj integrimit në BE, dhe natyrisht që pas integrimit ajo do ta përdor veton përball Kosovës.

Ndryshe, në miratimin e strategjisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Komisioni Evropian ka përcaktuar vitin 2025 si datë të mundshme të anëtarësimit të Serbisë në familjen evropiane.

Sipas Komisionit Evropian, Kosova qëndron me keq se Serbia dhe Mali i Zi sa i përket anëtarësimit në këtë organizatë politike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test