Deputeti i Nismës: Gjykata Speciale temë e mbyllur

Politika

Deputeti i Nismës: Gjykata Speciale temë e mbyllur

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 shkurt 2018 Në ora: 21:37
Selia e Gjykatës Speciale

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, thotë se Gjykata Speciale është një temë e mbyllur dhe e tejkaluar.

Hoti në një prononcim për “Bota sot” deklaroi shkurt se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nuk duhet trajtuar më shumë.

Image
Enver Hoti

“Gjykata Speciale është një temë e mbyllur dhe e tejkaluar, dhe nuk e besoj se duhet trajtuar më shumë, kur dihet qëndrimi ynë tashmë për të. Ndërsa, tani janë absolutisht të parëndësishme se çka thonë të tjerët për t’u diskutuar më shumë”, tha deputeti i Nismës

I pyetur se a e ka përdorur Hashim Thaçi, Partinë Demokratike të Kosovës për shfuqizim të Gjykatës Speciale. Hoti thotë se nuk e beson, pasi që, sipas tij, ai është president i vendit.

“Jo, nuk ka rëndësi, zotëri Hashim Thaçi edhe Partia Demokratike e Kosovës janë jashtë këtij funksioni, ata dallojnë, sepse ai është president i vendit dhe s’ka asnjë diskutim tjetër”, ka përfunduar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti për “Bota sot”.

Ndërkohë, në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli, sot në media ka theksuar se VV-ja mbetët kundër formimit të Gjykatës Speciale.

Ajo në një intervistë ka thënë se mënyra se si është tentuar të bëhet shfuqizimi i Speciales, ka qenë lojë e Presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka përdorur PDK-në për këtë çështje.

“Ai është një President i cili më shumë e përfaqëson PDK-në se sa qytetarët e Kosovës. E ka bërë këtë lojë që ta vendos veten si faktor të rëndësishëm në raport me Gjykatën Speciale, duke iu dërguar sinjal atyre. Ne si VV e kemi konsideruar si lojë të PDK-së”, është shprehur Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat