Serbia shkel sovranitetin e Kosovës - Bota Sot
Serbia shkel sovranitetin e Kosovës

Politika

E hënë, 19 shkurt 2018

Serbia shkel sovranitetin e Kosovës

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 8 shkurt 2018 Në ora: 09:21
Foto ilustrim, Policia e Kosovës në kufi

Të premten në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës, u arrestuan dy të rinjtë, shtetas të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Këtë lajm e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai me pas tha se nga autoritetet policore serbe personave të arrestuar u janë konfiskuar edhe traktorët  e tyre.

“Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu  janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët  e tyre. Policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë informacion përmes kanaleve zyrtare”, thuhet në përgjigjen e tij.

“Bota sot”, ka provuar që të marrë më shumë informacione nga Policia lidhur me këtë rast, por ata kanë hezituar të përgjigjën në pyetjet e gazetës.

Po asht, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë informata se çfarë është duke ndodhur me ata dy të rijnë të arrestuar, se a janë ende të burgosur në Serbi dhe a do të ndodh ekstradimi i tyre në Kosovë, por nuk kemi arritur të marrim përgjigje.

Image
Avni Islami

Arrestimi ndodhi brenda territorit të Kosovës

Arrestimi i dy të rinjve nga xhandarmëria serbe ka ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami.

 “Arrestimi i dy të rinjve nga xhandarmëria serbe, është bërë brenda territorit të Kosovës. Xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ka bërë arrestimin e tyre”, ka thënë Islami për “Bota sot”.

Ai është shprehur se çështja e kufirit me Serbinë do të jetë problem më i madh se sa çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe thotë se ky është një cenim për territorin e Kosovës.

“Kjo tregon se gjatë demarkimit me Serbinë, do të kemi probleme edhe në të ardhmen, më shumë se sa demarkacioni me Malin e Zi, për shkak se në thellësi të territorit të Kosovës, Serbia mendon se janë prona të veta, kështu që edhe ky rast tregon se sa është e nevojshme caktimi i vijës kufitare edhe me Serbinë edhe me Malin e Zi. Sovranitetin e territorit të Kosovës e ka cenuar xhandarmëria serbe. Përgjegjësia bie mbi Serbinë, e ky incident ka prapavijë politike nga Serbia, e cila me arrestimin e këtyre dy kosovarëve, tenton ta paraqes Kosovën si vend të destabilizuar”, përfundoi Islami për “Bota sot”.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test