Në 10 vjetor Kosova pa ushtri, eksperti i sigurisë tregon se ku qëndron problemi

Politika

Në 10 vjetor Kosova pa ushtri, eksperti i sigurisë tregon se ku qëndron problemi

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 8 shkurt 2018 Në ora: 14:45
Forcat e Sigurisë te Kosoves

Të shtunën e javës së ardhshme Kosova do të festojë 10 vjetorin e Pavarësisë, mirëpo pa ushtri të saj.

E që Kosova të mos e ketë ushtrinë e saj, Serbia është duke u kujdesur që të bëjë propagandë në arenën ndërkombëtare.

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Komuniteteve për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Delibor Jevtiq, në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur kundër themelimit të ushtrisë.

Jevtiq në një takim në Pentagon me zëvendës-ndihmës sekretarin e mbrojtjes, Laura Cooper, me të cilin ka diskutuar situatën në Kosovë, ka thënë se Lista Serbe është kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Avni Islami, profesor i sigurisë nuk e konsideron të “habitshme” këtë deklaratë të tij, pasi që sipas tij, Lista serbe nuk e mbron politikat e Serbisë.

Image
Avni Islami

Sipas Islamit, Lista Serbe nuk shikon interesat e Kosovës, popullit të saj, apo edhe interesave të minoritetit serb.

“Çështja e themelimit të Ushtrisë, apo transformimi i FSK-së në FAK-së, po del të jetë problem politik për shkak se kushtetuta e Kosovës thotë shprehimisht se për të bërë ndryshime duhet që të pajtohen edhe 2/3 e serbëve. Lista serbe apo përfaqësuesit e saj janë drejtpërdrejt, apo punojnë me Qeverinë e Beogradit, pra Lista serbe nuk e mbron interesin e Kosovës, të popullit të Kosovës, e as minoritetit serb në Kosovë, por i mbron politikat e shtetit të Serbisë. Serbia në rrafshin ndërkombëtar e përdor si karem Listën serbe për t’ia arritur qëllimet e saj. Prandaj, edhe  Delibor Jevtiq si përfaqësues i Listës serbe nuk e mbrojnë interesin e Kosovës dhe absolutisht janë kundër formimit të Ushtrisë. Kur flasim për Listën serbe në Kosovë kemi brenda Serbinë”, ka pohuar Islami./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat