Flet avokati: Haradinaj po ndërhyn në punët e Kuvendit, bëri shkelje për faljen e borxheve - Bota Sot
Flet avokati: Haradinaj po ndërhyn në punët e Kuvendit, bëri shkelje për faljen e borxheve

Politika

E hënë, 20 gusht 2018

Flet avokati: Haradinaj po ndërhyn në punët e Kuvendit, bëri shkelje për faljen e borxheve

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 8 shkurt 2018 Në ora: 22:00
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kryeministrin Ramush Haradinaj.

LDK tashmë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për këtë çështje, për shkak të vendimit që ka marrë Haradinaj për faljen miliona eurove për ambalazhuesit e ujit.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti me këtë vendim që ka marrë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka shkelur Kushtetutën.

“Kryeministri ka tejkaluar kompetencat kushtetuese kur ka nënshkruar vendimin për faljen e borxheve ndaj disa kompanive. Pra, Kryeministri ka shkelur Kushtetutën. Ai ka ndërhyrë në kompetenca të institucioneve tjera, në këtë rast të Kuvendit”, ka thënë Hoti.

E se me këtë vendim është bërë shkelje, vlerëson edhe avokati Adrian Gjoshi.

Image
Adrian Gjoshi

“Falja e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit është bërë në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të ketë efekt juridik, për arsye të shumta.

“Një vendim i tillë, me mungesë të transparencës, me mungesë të diskutimit me komisionet relevante parlamentare, me mungesë të konsultimit me grupet e interesit, dhe mbi të gjitha, për shkak të mospërfilljes së kuvendit, nuk mund të ketë efekt juridik”, është shprehur Gjoshi për “Bota sot”.

Ai thotë se me vendime të tilla si falja e borxheve dhe rritjen e pagave, qeveria po ndërhyn në punët e Kuvendit.

“Me faljen e borxhit të tillë dhe vendimeve tjera sikurse ishte edhe rritja e pagave, qeveria aktuale po ndërhyn arbitrarisht në kompetencat e kuvendit”, ka deklaruar avokati Adrian Gjoshi.

Kujtojmë që Ramush Haradinaj kishte vendosur që ambalazhuesit e ujit në Kosovë të falen nga borxhet e tyre që u raportua të jenë mbi 50 milionë euro.

Por, vet kompanitë e ujit patën reaguar se bëhej fjalë për shumë më pak para të falura dhe jo aq sa ishte raportuar në fillim. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test