Media zvicerane: Sherifë të ri për veriun e egër të Kosovës, Vucic i zotuar për të diciplinuar veriun - Bota Sot
Media zvicerane: Sherifë të ri për veriun e egër të Kosovës, Vucic i zotuar për të diciplinuar veriun

Politika

E enjte, 16 gusht 2018

Media zvicerane: Sherifë të ri për veriun e egër të Kosovës, Vucic i zotuar për të diciplinuar veriun

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 shkurt 2018 Në ora: 22:18
Dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj. Në vitin 2017 festohet Dita e Pavarësisë në Prishtinë. (Foto: Visar Kryeziu / AP)

Në pjesën me shumicë serbe të vendit, Beogradi i ka sjellë në një linjë politikanët dhe shpesh me metoda jo-demokratike. Qëllimi kryesor i Vucicit është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic, media shkruan se të gjithë janë dakort “se shqiptarët nuk janë atentatorët”, kurse vrasja e tij ishte ndër eliminimet e fundit të zërave të pavarur serb në Kosovë. “Me këtë përafrohet fundi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, i nënshkruar në 2013: diciplinimi i serbëve të Kosovës përmes Beogradit,” përcjell botasot.info.

Image
Aleksandar Vucic gjatë vizitës në Kosovë

“Viti 2013, viti i kthesës”

Në pjesën veriore të Mitrovicës ka qenë thuajse e pamundur zbatimi i ligjeve, qoftë nga Beogradi, qoftë nga Prishtina, por edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar. “Fillimisht policët serbë ishin civilë, ndërsa më vonë veshën uniformën e Kosovës dhe filluan të marrin dy rroga: nga Prishtina dhe Beogradi,” vijon më tej prestigjozja zvicerane. “Pjesa veriore shpesh merrte prodhimet pa taksa përmes Beogradit dhe më pas i eksportonte lirshëm drejt jugut të shqiptarëve.”

Por kthesa ndodhi pas marrëveshjes së 2013, ku atëherë u vendos që serbët të marrin një autonomi në këmbim të integrimit të veriut në sistemin politik të Kosovës. Për serbët e Kosovës kjo ishte tradhti, ndërsa në Serbi shumë pak u kërkua llogari për këtë marrëveshje.

“Kjo nuk ishte e thjeshtë. 14 vjet serbët e veriut shiheshin me syrin e patriotit dhe Pièce de Résistance kundër “shtetit fals”. Papritur gjithçka duheshte të ndryshohej?,” shkruan më tej media.

Image

Ky nuk është fundi i ndikimit serb në Kosovë

Në fund “NZZ” shkruan se Vucic është i vendosur për procesin e normalizimit dhe vendosjen e veriut nën sitemin e Kosovës. “Kjo nuk do thotë fund i ndikimit serb - përkundrazi. Beogradi kontrollon partinë e vetme serbe e cila do udhëheq me asocacionin e komunave serbe. Në vend që të varet nga Beogradi, subvencionimi i tyre atëherë do shkojë përmes ligjit të Kosovës, por akoma e financuar nga Beogradi. Kjo do të ngadalësojë largimin e të rinjve të arsimuar mirë, por jo të bllokojë. Numra të besueshëm nuk ekzistojnë, por që nga lufta, shumë të diplomuar dhe profesionistë kërkojnë fatin e tyre në Beograd ose në Perëndim.”

“Është fati i serbëve të Kosovës, që të vendosin të tjerët për ne,” thotë në fund, në mënyrë lakonike, serbi Petar Miletic./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test