Veteranët e “rrejshëm”, përgjegjës komandantët e zonave - Bota Sot
Veteranët e “rrejshëm”, përgjegjës komandantët e zonave

Politika

E hënë, 19 shkurt 2018

Veteranët e “rrejshëm”, përgjegjës komandantët e zonave

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 9 shkurt 2018 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit në gusht të viti të kaluar u kishte kërkuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së listat e veteranëve për t’i verifikuar. Kjo kishte ardhur pas ankesave të shumta për rritje të numrit të veteranëve, përcjellë “Bota sot”.

Por, çfarë po ndodh me verifikimin e listave të veteranëve, deri ku kanë shkuar hetimet, cilat janë rezultatet e prokurorisë?

"Bota sot" ka provuar përmes telefonit dhe formës elektronike të kontaktojë Prokurorinë e Shtetit, por kontakti ka qenë i paqasshëm.

Nga organizatat e dala nga lufta UÇK-së thonë se edhe ata janë të interesuar që të identifikohen veteranët e “rrejshëm”. Ndërkaq, avokati i njohur kërkon që prokuroria të dal sa më parë me një raport zyrtar lidhur me verifikimet e bëra.

Jashari: Përgjegjës komandantët e zonave

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nëse dikush e ka marrë këtë të drejt që nuk e ka merituar, përgjegjës për këtë duhet të jenë komandantët e zonave, sepse, sipas tij, ata kanë bërë verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së.

“Komisioni e ka përfunduar punën e vet dhe është shpërberë komisioni me urdhër të Qeverisë së Kosovës. Nëse ka gabime dhe nëse dikush e ka marrë këtë të drejt që nuk e merituar, për këtë përgjegjës janë komandantët zonave, sepse ata e kanë bërë verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së. Si kërkesë e jona është se nëse dikush e ka fituar pa të drejtë statutin, të hetohet edhe ai që i ka mundësuar të jetë veteran i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Dispozitat përgjegjëse të ligjit duhet të jenë dhe ata njerëz duhet të përgjigjen para ligjit”, është shprehur Jashari.

Ai ka dekalruar se edhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të interesuar që të identifikohen personat të cilët nuk kanë qenë pjesë e kësaj lufte.

“Komandantët e kanë përfunduar punën e e tyre për këto kategori dhe ne si komision qendror nuk kemi pasur asnjë ankesë që dikujt ju ka bërë ndonjë e padrejte ose është ankuar se dikujt ju ka dhënë statuti që nuk e ka merituar. Përderisa nuk kemi ndonjë ankesë apo argument që flasin për këto çështje është punë e prokurorisë që të hetojë. Jemi të interesuar që ata të cilët nuk kanë qenë pjesë e luftës të identifikohen, sepse po dëmtojnë personat që vërtetë kanë dhënë kontributin e tyre për liri”, tha ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test