Kjo është zgjidhja për Demarkacionin me Malin e Zi sipas Tahirit - Bota Sot
Kjo është zgjidhja për Demarkacionin me Malin e Zi sipas Tahirit

Politika

E diel, 18 shkurt 2018

Kjo është zgjidhja për Demarkacionin me Malin e Zi sipas Tahirit

Nga: Gresa Bajraktari Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Ilustrim

E nënshkruar në vitin 2015, marrëveshja e Demarkacionit vazhdon të jetë një çështje aktuale dhe e pazgjidhur.

Kjo marrëveshje nuk është sjellë ende në Kuvend dhe nuk dihet se kur do të sillet.

E politologu Ramush Tahiri këtë çështje e sheh si tejet të politizuar dhe të përdorur për qëllime meskine.

Image
Ramush Tahiri

“Demarkacioni është një çështje e politizuar skajshëm pa argumente dhe i shfrytëzuar për qëllime meskine. Demarkacioni forcon dhe dëshmon sovranitetin dhe integritetin territorial te një shteti. Nuk ka asnjë interes dhe nuk ka asnjë vullnet e dëshirë që Mali i Zi t’i marr territor Kosovës e as Kosova t’i marrë territor Malit te Zi. Kjo as që është e mundur të bëhet. Këtu po flitet për 82 kilometra katror që kinse i janë marr Kosovës, dhe kjo është shumë si territor për të qenë gabim. Me Maqedoninë ishte çështje tjetër sepse të gjithë ata deputetë që hynë në histori me aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës vet e patën një fjali se Kosova e shpall pavarësinë në kufijtë e vitit 1988 përveç pjesës që është sipas marrëveshjes së Jugosllavisë e Maqedonisë në vitin 2001. Pra me vetëdije e pranuan jurisdiksioni e Serbisë dhe Kosovës i humbën territor”, është shprehur Tahiri në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

Ai ofron një zgjidhje për këtë çështje, e që është votimi në mënyrë unanime.

“E vetmja zgjidhje e drejtë është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin ne Kuvendin e Kosovës. Dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë unanime. Me këtë deputetët dëshmojnë një përkushtim dhe një përgjegjësi të lartë dhe hapin rrugën e plotësimit të njërit prej kushteve për liberalizim të vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës që mbetën padrejtësisht të izoluar”, ka deklaruar Ramush Tahiri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test