Hashim Thaçi “injoron” Haradinajn, ndjenë nostalgji për postin e Kryeministrit - Bota Sot
Hashim Thaçi “injoron” Haradinajn, ndjenë nostalgji për postin e Kryeministrit

Politika

E diel, 25 shkurt 2018

Hashim Thaçi “injoron” Haradinajn, ndjenë nostalgji për postin e Kryeministrit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 shkurt 2018 Në ora: 18:19
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Fjalimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para kabinetit qeveritar, po kritikohet ashpër nga përfaqësuesit e partive opozitare në vend. Këto parti konsiderojnë se Presidenti do të duhej t`i përgjigjej Kuvendit të Kosovës dhe jo Qeverisë. Veprimin që Presidenti Thaçi e bëri javën e kaluar, politikanë e analistë po e quajnë edhe si të kundërligjshëm. Po ashtu, ata thonë se Presidenti Thaçi ndihet nostalgjik për postin e Kryeministrit, apo edhe donë të duket njëkohësisht President dhe “shef” i Qeverisë.

Më datën 5 shkurt, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, mbajti një fjalim para kabinetit qeveritar. Ligjërisht, fjalime të tilla presidenti do të duhej të mbante vetëm para Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse, këtë fjalim Presidenti e mbajti për nder të 10-vjetorit të pavarësisë, ky veprim  po konsiderohet si mungesë serioziteti, sinqeriteti dhe vullneti për punë.

Sipas analistëve, “shkolla Thaçiane”, ka lënë gjurmë për keq, karshi respektimit të kushtetutshmërisë e ligjshmërisë së vendit, duke prodhuar precedentë të rrezikshme për të ardhmen e vendit dhe funksionimin normal e demokratik të institucioneve.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, duke folur rreth kësaj çështjeje, ka thënë për “Bota sot” se Presidenti Thaçi, duhet të mbajë fjalim para Kuvendit apo edhe mund ti drejtohet popullit nëpërmjet medieve në tema të ndryshme apo edhe me raportime për punën e tij, por fjalimi para kabinetit qeveritar nuk është i zakonshëm dhe nuk është praktik as në botë.

“Hashim Thaçi nuk na habit me veprimet e veta jo konvencionale, jo vetëm në këtë rast. Kjo situatë është me të vërtetë edhe për të qeshur por edhe për të qarë njëkohësisht”, ka thënë deputetja Millaku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test