“Sami Lushtaku mund të vritet si Oliver Ivanoviçi”

Politika

“Sami Lushtaku mund të vritet si Oliver Ivanoviçi”

Nga: D.RR Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:16
Sami Lushtaku

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, shkruan se Sami Lushtaku duhet të ketë kujdes që të mos përfundoj si Oliver Ivanoviçi.

Miftari thotë se para katër viteve e kishte bërë një shkrim, ku ka shkruar se Serbia dhe Thaçi po bashkëpunojnë që t’i barazojnë krimet monstruoze serbe të luftës, me krimet kinse të shqiptarëve gjatë luftës edhe pse nuk janë të njëjta.

Postimi i plotë i Miftarit:

Sami Lushtaku mund të vritet si Oliver Ivanoviqi, pasi para 4 vitesh publikisht kam pas shkruar se Serbia me ndihmën edhe të presidentit tonë z.Thaçi, së bashku po punojnë që ti barazojnë krimet monstruoze serbe të luftës me krimet kinse të shqiptareve gjatë luftës edhe pse nuk janë të njëjta, dhe shembull e kam marr pikërisht Oliver Ivanoviqin dhe Sami Lushtakun, se do tentojn ti eliminojnë politikisht ...ligjshmërish dhe fizikisht...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat