Policia e Kosovës e përgatitur maksimalisht edhe përkundër sfidave

Politika

Policia e Kosovës e përgatitur maksimalisht edhe përkundër sfidave

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 shkurt 2018 Në ora: 20:50
Policia e Kosovës

Analisti politik,Leon Duhanaj, ka komentuar për “Bota sot” deklaratat e Rexhep Selimit i cili tha se brenda policisë së Kosovës, ka rrjet të organizuar kriminal.

Ai  thotë se me themelimin e Policisë së Kosovës, u pa një derë e hapur për punësim, mirëpo sipas Duhanajt, shumica e të punësuarve në polici, janë pranuar me ndikim nga jashtë.

Image
Leon Duhanaj

“ Me themelimin e institucionit të policisë së Kosovës, u pa një derë e hapur dhe një mundësi në radhë të parë për punësim. Shumica e të punësuarve, janë pranuar përmes ndikimeve nga jashtë, si nepotizëm korrupsion...etj. Tani, ta shtrojmë një pyetje; çfarë mund të dalë nga një institucion, në të cilin kriter për punësim, është me pas t'njofshëm”,-thotë Duhanaj.

Ai thotë se Policia e Kosovës edhe përkundër shumë sfidave, vazhdon të jetë ketë ndryshime pozitive dhe është një ndër policitë më të përgatitura në rajon.

“Policia e Kosovës, edhe përkundër sfidave evidente, të vazhdueshme, megjithatë, ia ka dalë me ba ndryshime pozitive. Policia e Kosovës, është njëra ndër policitë më të përgatitura në regjion. Natyrisht që mund të ketë, edhe besoj që, edhe brenda policisë, ka hapësirë për shqetësime. Por, që inspektorati policorë, ka suspenduar shumë polic për shkelje ligjesh dhe tejkalim të detyrës zyrtare. Natyrisht që, secili qytetarë e ka për obligim, ta vëjë vetën në shërbim të të tjerëve. Në raste kur ka parregullsi, atëherë, është obligim i secilit, që të ndikoj në përmirësimin e gjendjes, duke denoncuar rastet në vendin e duhur”,-përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat