Shahu tregon arsyet se për çfarë do të mbahet mend qeveria Haradinaj

Politika

Shahu tregon arsyet se për çfarë do të mbahet mend qeveria Haradinaj

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 11 shkurt 2018 Në ora: 14:19
Ramush Haradinaj

Njohësi i zhvillimeve politike nga Shqipëria, Rexhep Shahu, ka komentuar për punën e deritanishme të Qeverisë  PDK-AAK-NISMA-AKR-Lista serbe, të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se kjo Qeveri do të mbahet mend për ankthin që shkaktoi me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për dhënien ose mos dhënien e vizës amerikane për kryeministrin dhe për mosmbajtjen e fjalës për Demarkacionit dhe Asociacionit.

Image
Rexhep Shahu

“Qeveria Haradinaj do të mbahet mend për aknthin që shkaktoi në popull a ta anulojmë apo të mos e anulojmë Ligjin për Gjykatën Speciale, për paqartësitë e pavendosshmërinë e saj për këtë gjë, për dhënien a mos dhënien e vizës amerikane për kryeministrin, për vrapimin krejt normal e njerëzor të kryeministrit, për mos mbajtjen e fjalës për Demarkacionin e Asociacionin”, ka thënë Shahu.

Sipas tij, Qeveria PANA-Lista serbe “është fryrë sa ishte në opozitë”, ndërsa është 
shfryrë sa erdhi në pushtet”.

“Do të mbahet mend si çdo qeveri që fryhet si tullumbace në opozitë e shfryhet sa vjen në pushtet”, është shprehur Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat