Nuk dorëzohen nga OVL: Vazhdojmë ta kemi mbështetjen e deputetëve për shfuqizimin e Speciales

Politika

Nuk dorëzohen nga OVL: Vazhdojmë ta kemi mbështetjen e deputetëve për shfuqizimin e Speciales

Nga Më 11 shkurt 2018 Në ora: 22:03
Hysni Gucati

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka treguar se vazhdojnë ta kenë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nënshkruan për iniciativën e kësaj organizate që të bëhet shfuqizimi ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se vazhdojnë ta kenë mbështetjen e deputetëve dhe se nënshkrimet e tyre ende nuk janë shfuqizuar.

“Vazhdojmë ta kemi mbështetjen e deputetëve të cilët nënshkruan për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale. Pra, ende nuk janë shfuqizuar nënshkrimet e këtyre deputetëve”, ka thënë ai.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se së shpejti edhe do te dalin edhe me një qëndrim zyrtar.

“Në ditët në vazhdim pritet që OVL-ja të ketë edhe një mbledhje të Kryesisë, dhe shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar për Gjykatën Speciale”, ka përfunduar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati për “Bota sot”.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe me tutje po vazhdon kundërshtimi nga SHBA-ja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Këtë qëndrimin e ka përsëritur ambasadori Greg Delawie, duke thënë se as qytetarët e Kosovës nuk e përkrahin një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat