Kosova rrezikohet nga kompromiset e dëmshme në dialogun me Serbinë

Politika

Kosova rrezikohet nga kompromiset e dëmshme në dialogun me Serbinë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 12 shkurt 2018 Në ora: 20:22
Foto arkiv, bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, po vazhdon të konsiderohet si një “mrekulli”, edhe nga krerët e shtetit të Kosovës. I fundit, që e ka deklaruar një gjë të tillë, është Presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ai ka thënë se, do të ndodhte mrekulli sikur të ndodhte njohja e Serbisë për Kosovën. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësojnë se ky pesimizëm i krerëve shtetëror karshi dialogut me Serbinë vjen si rezultat i mungesës së një platforme të qartë politike me të cilën pala e Kosovës do të duhej të prezantohej para Bashkimit Evropian si palë ndërmjetësuese dhe të dominonte përballë Serbisë si palë negociuese.

Kosova të shtunën do të shënojë 10 vjetorin e Pavarësisë së saj, mirëpo kapitulli i saj me Serbinë ende nuk është mbyllur.

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka filluar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi. Që nga fillimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 8 mars 2011, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012.

Dialogu Kosovë- Serbi në dy fazat e tij të para është udhëhequr nga Edita Tahiri, Zëvendës Kryeministre dhe ministre për Dialog.

Edita Tahiri qe Kryenegociatore e dialogut deri në vitin 2017, kur edhe qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa u rrëzua me një mocion të mosbesimit. Tahiri si ministre në këtë qeveri po ashtu la postin duke i deleguar punët qeverisë tashmë të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, së bashku me një raport të punës së deritanishme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat