Gabimet e liderëve të Kosovës dhe skenari serb për aneksimin e plotë të veriut

Politika

Gabimet e liderëve të Kosovës dhe skenari serb për aneksimin e plotë të veriut

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 shkurt 2018 Në ora: 09:14
liderët e tre institucioneve kryesore

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të jetë synim i serbëve, ndërsa tashmë paralajmërohet mundësia që ajo pjesë të shkëputet tërësisht nga Kosova

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, është duke paralajmëruar mundësinë që Serbia përmes një skenari ta ndajë pjesën veriore të Kosovës.

Duke folur rreth “skenarit” të mundshëm të Serbisë dhe mbi cilën bazë është duke dhënë këto deklarata, Abazi ka thënë për “Bota sot”, se gjendja politike në Kosovë e shtynë Serbinë t’i testojë ndërkombëtarët për aneksimin e plotë të veriut të Kosovës.

Serbia teston ndërkombëtarët

“Zhvillimet e brendshme në Kosovë  si pasojë e gabimeve të njëpasnjëshme dhe një naiviteti të shtuar të partnerëve të koalicionit qeverisës ka sjellë vendin në një pikë të rrezikut të lartë. Gjendja në të cilën gjendet vendi pas dhjetë vjet pavarësi është me insititucione të brishta, me mungesë  të plotë të veprimeve të bazuara në plane dhe strategji, plotësisht e sfiduar nga Lista Srpska siç u pa edhe në vizitën e minsitrit Jevtiç në Amerikë këto ditëve të fundit. Përderisa ai ishte i vetme që kishte kërkesën e qartë dhe të drejtpërdrejtë,  asnjëri nga udhëheqësit e Kosovës nuk bëri të qartë se cila është kërkesa apo arsyeja e ardhjes në Washington. Vizita dhe takimet e nivelit që janë zhvilluar dhe lënë jashtë strategjisë për zgjerim duke hequr kushtin kohor 2019 dhe duke mos treguar qartë se çfarë në fakt do të jetë udhëtimi për Kosovën në integrimet evropiane janë tregues të qartë se Kosova nuk e ka merituar dhe nuk i ka kryer punët e shtëpisë”, ka theksuar Abazi.

Image
Njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi

Sipas tij, dështimet e klasës politike në Kosovë i kanë shkuar për favor Serbisë dhe opsionit të saj për ndarje.

“Ky është një dështim progresiv i politikave të udhëhequra nga Thaçi dhe Veseli të cilëve tani iu është bashkuar edhe Haradinaj. Kjo gjendje i ka shkuar në favor opsionit të ndarjes që Serbia edhe qeveri,  por edhe intelektualët serbë në të janë duke e propaganduar që më shumë se dhjete vjet. Dështimet e klasës politike në Kosovë kane krijuar klimë të favorshme për një gjë  të tillë dhe në anën tjetër pozicionimi ne tagete te rrejshme dhe problematika te cilat as qe i takojnë Kosovës e kanë bërë  edhe më  joserioze pozicionin e politikave të jashtëm.  Shërbimi diplomatik i Kosovës ka qenë shume i dobët dhe tani është  jofunksional plotësisht dhe jo për fajin e punonjësve,  por për fajin e lidershipit i cili as që ka idenë se çfarë duhet bërë dhe cilat janë pozicionimet dhe qëndrimet prioritare të vendit”, ka nënvizuar Abazi.

Gabimet e qeveritarëve, shfrytëzohen nga Serbia

Ai ka shtuar se, Serbia është duke i shfrytëzuar gabimet e qeveritarëve dhe ajo se çfarë është e paparashikueshme është se një hap i tillë do të reflektonte edhe në balancin gjeopolitik të forcave të interesit në rajon.

“Serbia është duke shfrytëzuar këto gabime dhe në bazë  të informacioneve nga burime të ndryshëm ka filluar të testojë reagimin e shteteve të rëndësishme përfshirë edhe SHBA, Gjermaninë dhe Anglinë për të parë reagimin e tyre ndaj opsionit të aneksimit të plotë  të veriut të Kosovës. Ajo që nuk është parashikueshme është  se si një hap i tillë do të reflektonte edhe në balancin gjeopolitik  të forcave të interesit në rajon duke përfshirë apetitet ruse dhe ndikim e Turqisë. Është  shumë  e mundur që këto skenare do të tentohet  të implementohen para se të hyjë Maqedonia në NATO që  edhe është qëllimi i vetmë pse Greqia ka zvarritur çështjen e emrit që të përfitojë  në pozicionet e veta në pollitikën e jashtme duke i bërë favore partnerëve strategjik rajonal”, ka deklaruar tutje Abazi.

Sipas tij, qëllimi i fundit i lidershipit të Serbisë është që pas ndarjes së Kosovës t’i hapë rrugë ndarjes dhe coptëzimit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Inferioriteti i udhëheqësve të Kosovës dhe të Shqipërisë karshi palës serbe dhe një nivel i lartë i moskoordinimit e shton rrezikun për pasojat e mëdha, sidomos për shqiptarët në veri, ata të Luginës së Preshevës dhe shqiptarët në Kumanovë. Në anën tjetër ka një interpretim që dështimi i tërheqjes së ligjit për Gjykatën Speciale është edhe arsyeja kryesore që lidershipi i Kosovës si thuash ka zgjatur qafën dhe është duke pranuar kompromise të këtij lloji. Mendoj që qëllimi i fundit i lidershipit në Serbi është krijojë presedan për ndarjen e Kosovës që t’i hapë rrugën për ndarjen dhe coptëzimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, skenar ky që veç po duke se është përgatitur me prezencën e grupeve paramilitare në Republinë Srpska dhe në Serbinë Jugore.  Veprimi i institucioneve të Kosovës dhe përgatitja e tyre, por edhe përfshirja e NATO-së në planet e prevencës se konflikti është mëse i domosdoshëm”, ka përfunduar Abazi.

Përkundër këtyre deklaratave të Abazit, Policia e Kosovës ka vendosur të mos merret me këtë çështje.

Policia: Situata e qetë në veri

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, ka thënë për “Bota sot” se situata në veri është e qetë.

Image
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti

“Situata në veri është e qetë për momentin, ne nuk duam t’i komentojmë deklaratat e askujt” ka deklaruar Hoti.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të sigurisë planet dhe përgatitjet e Serbisë për ndonjë skenar të mundshëm për ndarje të pjesës së veriut janë të ditura dhe kanë qenë gjithnjë.

Sipas tyre, Serbia mund të ndërmerr lëvizje të ndryshme territoriale, mirëpo jo veprime ushtrake që ta sulmojnë Kosovën.

“Shtetet e fuqishme garantues për Kosovën”

Hajrullah Tërnava ka pohuar për “Bota sot” se përkundër planeve të Serbisë, shtetet e forta të botës janë garantues për Kosovën.

Sipas tij, nëse këto shtete lejojnë Serbinë që të bëjë ndarje, atëherë do në të ardhmen do ta humbnin kredibilitetin botëror.

“Situata në të cilën gjendet Kosova në kufinjtë me Serbinë me të cilën në periudhën 1998-1999 zhvilluan luftime mes vetit.  Ndërkombëtarët po e ndërmjetësojnë bisedimet drejt njohjes dy palëshe të këtyre shteteve. Edhe që bisedimet i kanë vështirësit e tyre një ditë do t’i vijë fundi këtyre bisedimeve. Serbia si shtet fqinjë  që e njohim kaherë  dhe duke ia ditur apetitet e saj territoriale, të gjithë ne e dijmë se ata gjithnjë bëjnë plane dhe përgatiten për ndonjë skenar të mundshëm që së paku pjesën e veriut  të Kosovës të e ndajë.  Garantues territorial  i tërësisë  së Kosovës i kemi më të fortit e botës sikur Amerikën dhe BE me KFOR-in dhe NATO-në. Nëse këta garantues e lejojnë  vendin të devalvojë  në terësi  dhe në  të ardhmen do ta humbnin kredibilitetin në botë”, ka theksuar Tërnava.

Image
Njohësi i sigurisë, Hajrullah Tërrnava

Sipas Tërnavës, mund të ketë lëvizje të ndryshme territoriale nga ana e Serbisë, por jo të ndërmarrin veprime ushtarake që ta sulmojnë territorin e Kosovës.

“ Po të tentonte  Serbia ta merrte pjesën veriore të Kosovës, mund  të ballafaqohet me një luftë totale me KFOR-in dhe NATO-në dhe bëhet pyetje se a do të ekzistojë më Serbia si shtet. Këto garanca e kane bazamentin ne marrëveshjen e Kumanovës dhe rezolutën 1244 të OKB-së për të cilat e dijnë mirë serbët. Mund të ketë lëvizje të ndryshme ushtarake në territorin e tyre po pse jo edhe provokime, por të  ndërmarrin  veprime ushtarake që ta sulmojnë  territorin e Kosovës, kjo nuk vjen në  konsiderim se është në pyetje kredibiliteti botëror i këtyre aleancave në fjale”, ka përfunduar Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat