Analisti skeptik për rezultatet e interpelancës ndaj Haradinajt

Politika

Analisti skeptik për rezultatet e interpelancës ndaj Haradinajt

Nga: A.S Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Ditën e enjte do të mbahet interpelanca për kryeministrin, Ramush Haradinaj për vendimin e tij për rritjen e pagave mbi 100 qind për qind për anëtarët e kabinetit të tij.

Kjo interpelancë është thirrur me nënshkrimet e deputetëve të LDK-së dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, analisti politik Jeton Kelmendi shprehet skeptik ndaj rezultateve të kësaj seance.

Image
Analisti, Jeton Kelmendi

“Mendoj se interpelanca e thirrur për kryeministrin Haradinaj për skandalin e rritjes së pagave, është e shëndetshme për demokracinë, sepse ai me këtë e ka shkelur ligjin, por jam skeptik në rezultatet duke pasur parasysh se opozita edhe pse është shumë e fuqishme në numra, ajo është shumë e brishtë në terren”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

Kelmendi përmend është përçarjen e VV-së që ka bërë në dobësimin e opozitës.

Ndryshe, deputetët e opozitës kishin thirrur në interpelancë kryeministrin, Ramush Haradinaj për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë nga komuniteti serb, Nenad Rikallo.

Rikallo, u akuza publikisht nga banoret e lagjes “Dardania” se ai ka maltretuar shqiptarët gjatë luftës.

Në fund të debatit të interpelancës, deputetët e shumicës votuan kundër propozimeve të opozitës për shkarkimin e ministrit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat