Si nuk u skuq Vlora Çitaku, kur përmendi Majlinda Kelmendin? - Bota Sot
Si nuk u skuq Vlora Çitaku, kur përmendi Majlinda Kelmendin?

Politika

E diel, 25 shkurt 2018

Si nuk u skuq Vlora Çitaku, kur përmendi Majlinda Kelmendin?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 shkurt 2018 Në ora: 19:48
Vlora Çitaku

Para pak ditë në New York është mbajtur sesion i rregullt i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili zhvillohet çdo tre muaj rreth gjendjes në Kosovë. U mundua të shkëlqente ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, e cila u mundua të fliste edhe për të arriturat e Kosovës. Ndonëse, nuk kishte çfarë të thoshte, në mungesë të sukseseve iu “gjuajt” Majlinda Kelmendit.

Vlora kishte përgatitur një fjalim që as vetë nuk e besonte, por ishte e detyruar si ciceron të lexonte rreshta të tërë. Vlora, ndër të tjera deklaroi: “Krenaria jonë e artë, Majlinda Kelmendi.

Derisa, Kosova luftonte për të qenë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ajo ushtronte në një palestër që nuk kishte as rrymë. Ajo refuzoi miliona euro për të prezantuar vendin e saj. Ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Rios, duke na dhënë një mesazh se si do të duhet vendin ynë”. Nëse ndonjëri nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit do e pyeste Vlorën, përse Majlinda ushtronte në palestër pa rrymë? Nuk di çfarë do të thoshte Vlora apo vallë edhe për rrymën në palestra e ka fajin bota?

Absurde dhe qesharake. Si duket Vlora harroi se partia të cilës i takon ajo, e ka lenë jo vetëm Majlindën por edhe Kosovën tash e 19 vjet pa rrymë. Po ia rikujtoj Vlorës, nëse ka harruar, se kryetari i deri djeshëm i partisë së saj, Hashim Thaçi e ka shitur KEK-un për 23 milion euro, ka gllabëruar miliona euro nga bota për rrymë. Me ato para Thaçi, sigurisht edhe Vlora, kanë ndërtuar jetë përrallore.

Pse nuk flet Vlora se Majlinda nuk ka marrë rrogë që më shumë se një vit, ndërsa  Federata e Xhudos e Kosovës me muaj të tërë nuk kanë marrë mjetet financiare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test