A do të mësohet nesër fati i demarkacionit, flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

A do të mësohet nesër fati i demarkacionit, flet njohësi i çështjeve juridike

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 13 shkurt 2018 Në ora: 22:26
Një grafit në fshatin Haxhaj të Pejës ku shkruan "Kosovë deri në Çakorr". 28 gusht, 2016

Gjatë ditës së nesërme Kosovën do ta vizitojë Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq. Vizita e tij ishte paraparë që të ndodhte javën e kaluar, por dështoi për shkak të mjegullës së madhe.

Nga agjenda e takimeve është bërë e ditur se do të diskutohet për shumë çështje, e njëra prej tyre do të jetë edhe çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” thotë se nga vizita e nesërme e Markoviq, do të diskutohet edhe për demarkacionin. Sipas tij, kjo çështje do të varet shumë nga Mali i Zi nëse veç dëshiron të ofroj një alternativë.

Image
Blerim Burjani

“Me siguri se një prononcim pritet të bëhet rreth temës nga kryeministri malazez Dushko Markoviq. Siç e dimë kjo çështje varet shumë nga Mali i Zi, nëse veç dëshiron të ofroj një alternativë të zgjidhjes, në të kundërtën zgjidhja ekziston, pra marrëveshja e kaluar”, tha Burjani.

Ai thotë se nesër mund të pritet një konfirmim i të gjitha të thënave të deritashme rreth kësaj çështje.

“Nesër mund të pritet një konfirmim i të gjitha të thënave të deritashme rreth demarkacionit, pra gjasat janë shumë të vogla që të ketë një alternativë tjetër, prej asaj që është në fuqi’, ka përfunduar njohësi i çështjeve juridike.

Kujtojmë se kryeministri malazez pritet që të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në orën 16:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat