Ish- deputeti i LDK-së tregon se si mund të përmirësohet gjendja ekonomike në Kosovë

Politika

Ish- deputeti i LDK-së tregon se si mund të përmirësohet gjendja ekonomike në Kosovë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 14 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Kosova është duke e festuar 10 vjetorin e pavarësisë, por në rrugët e saj ende janë të mbushura plot lypsarë, në kafiteritë  e saj mund të shohësh shumë të rinj të diplomuar e të papunë, ndërkaq shumë shtëpi janë drejt shembjeve, por i mbajnë “gjallë” njerëzit që jetojnë me social aty.

Duke folur rreth asaj se si mund të përmirësohet kjo gjendje në Kosovë, profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka treguar për “Bota sot” se ajo fillimisht ka nevojë të modifikojë politikat ekonomike.

Image
Muhamet Mustafa

 “Kosova ka nevojë të modifikojë politikat ekonomike (taksat dhe taimet, politikat tregtare, politkat investuese e buxhetore, të filluara me Pakon fiskale 1 dhe Pakon fiskale 2 për ngritur normat e rritjes së GDP në rreth 7% edhe krijuar kështu hapësirë për të rritur më ndjeshëm punësimin. Niveli investimeve në sektorin privat prodhues dhe shërbyes , që rritë ofertën vendore duhet të rritet për rreth 700 milion euro në vit, nga investitorë vendorë dhe të jashtëm. Dhe gjithnjë dalim tek pyetja se si vendi ynë të bëhet më tërheqës për investitorë. Pas masave fiskale që janë ndërmarrë dy vitet e fundit është e domosdoshme që të focohet veprimi i shtetit ligjor e që do të thotë dënimi i korrupsionit me masa të ashpra dhe zgjidhja e kontesteve biznesore në gjykata për më së shumti për 6 muaj në vend të situatës së tashme kur ato zgjasin, 2, 3 e më shumë vite”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, stabiliteti politik dhe imazhi i vendit ka rëndësi për investuesit.

Ai në 10 vjetorin e Pavarësisë, kërkon vetëdijësim të liderëve dhe klasës politike për ta përmirësuar këtë gjendje.

“Stabiliteti politik dhe imazhi i vendit poashtu kanë rëndësi të madhe për t’u bërë atraktivë për investuesit. Ajo që ngjet tek ne në Kosovë , lufta e ashpër politike deri në konfrontim, lufta primitive për pushtet, paafatësia e klasës politike që të gjenrojë konsensus për çështjet vitale të vendit: raportet me Serbinë, raportet me fqinjët, politika e jashtme, partneriteti veriatlantik, integrimet evropiane, drejtimet kyçe strategjike të zhvillimit ekonomik po e dëmton shumë imazhin tone, forcimin e shtetësisë dhe zhvillimet demokratike e perspektivën ekonomike. Prandaj në këtë 10 vjetor të Pavarësisë duhet të kthjellemi njëherë e mire, të vetëdijesohen liderët dhe klasa politike dhe gjithashtu të detyrohen me presion qytetarë demokratik dhe me vota që interesat e vendit t’i vënë para apetiteve të tyre individuale e grupore dhe urisë për mirëqenie individuale dhe për pushtet. Kosova ka ardhë një moment historik që duke e përmirësuar qeverisjen dhe qasjen ndaj interesave të vendit të krijojë një shtet prosperues që ofron shansa të vërteta për qytetarët e vet dhe ku ata, qytetarët, e shohin perspektivën për të jetuar, punuar dhe zhvilluar vendin e vet”, ka përfunduar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat