“Bekim Jashari do të japë dorëheqje ose do t’i bindet PDK-së”

Politika

“Bekim Jashari do të japë dorëheqje ose do t’i bindet PDK-së”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 14 shkurt 2018 Në ora: 17:42
Bekim Jashari, Sami Lushtaku

Pasi kishin braktisur punimet e seancës së Kuvendit Komunal të Skenderajt javën e kaluar, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë sot vendim për t’u rikthyer në Kuvend.

Lajmin e ka konfirmuar vet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një komunikate për media, ku thuhet se ata janë rikthyer në Kuvend, për shkaqe parimore.

“Ne si Grup Parlamentar dhe si subjekt politik vazhdojmë me konsistencën tonë politike në përkrahjen e plotë të sinqertë dhe të drejtë, për aq kohë sa në këtë Kuvend sillni iniciativa dhe propozime dhe propozime të ligjshme dhe në interes qytetar, por jo edhe propozime dhe iniciativa të jashtë ligjshme dhe gjysmake, si ky propozim q tani po e diskutojmë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e PDK-së.

Rikthimi i tyre vije pas akuzave të kryetarit të kësaj komune Bekim Jashari, se PDK po saboton punën e tij.

E duke komentuar rikthimin e asamblistëve të PDK-së në Skenderaj, njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi, ka thënë se kryetari Jashari, nga fillimi ka qenë në dijeni se do të ketë probleme me krerët e PDK-së, në këtë komunë.

Image
Faik Krasniqi

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Krasniqi ka thënë se është vështirë të udhëhiqet një komunë si i pavarur, përveç rastit të kryetarit të komunës së Hanit të Elezit Refki Suma, i cili po qeveris për herë të tretë këtë komunë.

“Bekim Jashari e ka ditur që nga fillimi që do të ketë probleme me krerët e PDK-së në Skenderaj nëse zgjidhet kryetar, sepse është e vështirë të udhëheqësh një komunë si i pavarur, me përjashtim të Refki Sumës në Han të Elezit, por dallimi mes këtyre dy komunave është si nata me ditë”, është shprehur ai.

Sipas tij, Bekim Jashari, ose duhet të dorëhiqet, ose t’i bindet degës së PDK-së në Skenderaj, pasi ndryshe siç ka thënë Krasniqi, nuk mund të udhëheq.

“Bekim Jashari ose duhet të japë dorëheqje si kryetar komune, pasi s'do të mund ta udhëheq komunën, ose duhet t'i bindet degës së PDK-së atje”, ka shtuar për “Bota sot”, Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat