“Demarkacioni të marr një epilog, Kosova ka humbur tri vite kot”

Politika

“Demarkacioni të marr një epilog, Kosova ka humbur tri vite kot”

 Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 shkurt 2018 Në ora: 22:06
Ilustrim

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka kërkuar kalimin e demarkacionit dhe të mos pengohet Gjykata Speciale.  Ai ka deklaruar se sfidat të cilat duhet t’i kalojë Kosova janë zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave po ashtu edhe çështja e gjyqësorit të pavarur, si të zgjidhen edhe vrasjet në veri të vendit.

“Ne angazhohemi që Kosova të përgatitet për çështjet jo të këndshme janë ato Dhomat e Specializuara të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës. Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet edhe çështja e demarkacionit me Malin e  Zi është mirë që ky kriter të plotësohet dhe të zgjidhet çështja e vizave”, ka potencuar ministri Gabriel.

Image
Faik Krasniqi

Analisti Faik Krasniqi ka komentuar për “Bota sot” këto deklarata të ministrit gjerman.

Ai ka thënë se vendi ka humbur tri vite kot për çështjen e demarkacionit.

“Çështja e Demarkacionit duhet të  marrë një epilog sa më shpejt, në mënyrë që t'i hapet rrugë liberalizimit të vizave, sepse Kosova që 3 vite i ka humbur kot për një çështje që ka zgjidhje”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se këto thirrje duhet që t`i zgjojnë liderët politik  që gjërat duhet të lëvizin.

“Thirrjen e miqve tanë ndërkombëtarë, e sidomos të një shteti si Gjermania, duhet t'i zgjoj liderët tanë politik që gjërat duhet të lëvizin. Kurse sa i përket Gjykatës Speciale, konsideroj se kjo çështje është mbyllur, një gjë të tillë e kanë deklaruar edhe liderët tanë kryesor”, ka përfunduar Krasniqi  për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat