Deputeti i dorëhequr i VV-së tregon nëse do t’i bashkohen Haradinajt

Politika

Deputeti i dorëhequr i VV-së tregon nëse do t’i bashkohen Haradinajt

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 shkurt 2018 Në ora: 12:38
Disa nga deputetet e dorehequr te Vetevendosjes

Partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje tash e disa javë është e ndarë në dy pjesë.

Sipas raportimeve në media, grupi i deputetëve të dorëhequr do të formojë grup të veçantë parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, deputeti i koalicionit qeverisës, Milaim Zeka ka deklaruar dje se disa deputetë të VV-së do t’i bashkohen Qeverisë.

“90% ka mundësi që 9 deputetë të VV’së do të vijnë te ne. Do të bashkohen me Ramushin”, ka thënë Zeka.

Por, kjo deklaratë është mohuar nga deputeti tashmë i dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli.

Image
Faton Topalli

Topalli në një pronocim për gazetën “Bota sot” ka thënë se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë.

Sipas tij, brenda shkurtit do të vendosin për të ardhmen e tyre.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë. Do të jemi opozitë konstruktive dhe do të angazhohemi maksimalisht në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës. Brenda shkurtit do të vendosim për të ardhmen tonë, por sigurisht që nuk do t‘i bashkangjitemi asnjë partie”, ka deklaruar Topalli.

Deputetët të cilët kanë bërë kërkesën të ndahen nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes janë: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi, Donika Kadaj- Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat