Shefi i kabinetit të Haradinajt flet për demarkacionin, tregon se a ka marrëveshje

Politika

Shefi i kabinetit të Haradinajt flet për demarkacionin, tregon se a ka marrëveshje

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 15 shkurt 2018 Në ora: 14:02
Ramush Haradinaj dhe Avni Arifi

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, pritet ta zgjidhë çështjen e Demarkacionit. Kështu kanë pohuar burime të mediave, sipas së cilave, të dyjave vendet kanë arritur marrëveshje për Demarkacionin.

“Dy delegacionet e larta janë dakorduar që të ketë një komunikim intensiv ditëve të ardhshme në të gjitha nivelet dhe të shihet se ku mund të jenë bërë gabimet. Pastaj do t’i hapet rrugë ratifikimit me një procedurë të shpejtë. E gjitha do të kryhet gjatë muajit shkurt”, ka thënë një burim.

Mirëpo, nga zyra e kryeministrit të Kosovës, janë shprehur të painformuar për këtë çështje. Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, ka thënë se nuk ka njohuri të tjera, përpos atyre që janë thënë në konferencën e të dy kryeministrave mbrëmë.

“Përveç asaj çka u tha mbrëmë në konferencë të të dy kryeministrave, nuk kam njohuri të tjera”, ka deklaruar Arifi.

Pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Dushko Markoviq, ka thënë se Mali i Zi do ta ndihmojë Kosovën në gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë që të kalohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat