Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë rajonit si balancim i forcës

Politika

Ushtria e Kosovës do t’i shërbejë rajonit si balancim i forcës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 15 shkurt 2018 Në ora: 15:19
Ushtria e Kosovës

 "Ne jemi në rrugë të mirë që kjo të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe mendoj se viti 2018/2019 do jetë vit i transformimit”, tha ministri i FSK-së Rrustem Berisha duke aluduar se formimi i ushtrisë nuk do të ndodhë këtë vit por vitin e ardhshëm.

Kjo deklarate e tij bie ndesh me ato të shefit të Qeverisë, Ramush Haradinaj i cili vazhdon të thotë se ushtria do të formohet këtë vit edhe atë në muajin mars.

Lidhur me ketë çështje magjistri i studimeve të sigurisë Armend Halimi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se formimi i ushtrisë do t’i shërbente rajonit si balancim i forcës, prandaj Serbia po mban peng procesin.

Image
Armend Halimi

“Duhet thënë qysh në fillim se është shqetësim një çështje e tille qe dhjete vite pas shpalljes se pavarësisë së vendit dhe njohjes së kësaj pavarësie prej vendeve më me ndikim në botë, të zvarritet. Kjo çështje, pra diskutimi se a duhet të ketë ushtri, është në fakt çështje që ve në pyetje a është vërtetë shtet Kosova në kuptimin e shteteve të sotme?! Nëse po, atëherë cila është arsyeja e mohimit të konsolidimi i tij, përkatësisht, krijimit të ushtrisë, ku siç e dimë ne, dhe e dijnë edhe ndërkombëtaret, i gjithë ky proces është nën vëzhgimin e tyre, përkatësisht konform standardeve që i kanë përcaktuar vete ata për transformim që nga transformimi nga UÇK në TMK, e deri tek FSK. Ndryshe, pas gjithë kësaj, zvarritja e këtij procesi, duke kufizuar shtetin e Kosovës për krijimin e ushtrisë, ndodh veten ndaj shteteve që iu është marr sovraniteti absolut pas një të kaluare me keqpërdorim force, gjë që për shtetin tone është e padrejte, ngase siç e thash, transformimi i forcës aktuale në ushtri, sikurse edhe vet krijimi i shtetit është bërë sipas standardeve të përcaktuara ndërkombëtare, me privilegj diskriminues pozitiv të minoritetit serb”, ka thënë Halimi. “Andaj, një ushtri çfarë ka themelet mbi parimet demokratike, sikurse është forca e sigurisë së Kosovës, për veç si kusht për siguri nacionale, do t’i shërbej rajonit edhe si balancim i forcës, në vend se të shihet si frik nga shteti serb, e që për këtë arsye, nëpërmjet listës serbe, Serbia po mban peng këtë proces. Sigurisht që kjo edhe pritet nga shteti serb, por as edhe njëherë te pranohet, e që dorëzimi institucional i Kosovës karshi kësaj çështje, sikurse tani që me gjase do të shtyjnë këtë proces, është pasoj e një politike të instaluar që nga fillimi, politike të kompromisit, dorëzimit dhe varshmërisë nga çfarëdo ndikimi”, ka përfunduar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat