Dështimi i Demarkacionit, me pasoja të rënda për Qeverinë Haradinaj

Politika

Dështimi i Demarkacionit, me pasoja të rënda për Qeverinë Haradinaj

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 shkurt 2018 Në ora: 18:38
Ilustrim

Mos ratifikimi i demarkacionit në Parlamentin e Kosovës do jetë një pasojë për qeverisjen Haradinaj. Kështu vlerëson analisti politik Ali Hertica ku sipas tij, çdo qeveri mund të bie po që se nuk i zbaton si duhet politikat e Bashkësisë Ndërkombëtare e veçanërisht atë të SHBA-së.

Sipas tij, duke pasur si mbështetës SHBA-në, si aleat dhe mik i shqiptarëve, tani e gjithë politika që sot po reflekton në çështjet madhore dhe atë të siguresë vjen nga SHBA-t duke kontrolluar dhe ndihmuar skenën politike të Kosovës.

Image
Ali Hertica

“ Të gjitha qeverisët apo fytyrat publike do të jenë të dëgjueshëm nga faktori ndërkombëtar për ti realizuar të gjitha aspiratat e shtet ndërtimin dhe funksionalizimi në shtet. Çdo qeveri mund të bie po që se nuk i zbaton politikat e Bashkësisë ndërkombëtare e veçanërisht SHBA-së, sepse ishin shpëtimtar dhe shtet formuesit e Kosovë. Kjo tregon se faktori ndërkombëtar ka strategjinë për ta avancuar shtetin dhe shoqërinë e Kosovës, pavarësisht se kush do jetë në qeverinë e vendit, dhe nga cili do krah politik”, ka thënë Hertica.

Ai ka thënë, se mos ratifikimi i demarkacionit në Parlamentin e Kosovës do jetë një pasojë për qeverisjen Haradinaj, ku pa dyshim se do të bie nga skena politike nëse nuk e zbaton në përditshmëri planin strategjik te SHBA-së dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.

“Sepse tani edhe faktori ndërkombëtar e ka të qartë se të gjitha pasojat për të gjitha çështjet madhore që sot subjektet politika po i lansojnë për qëllime e tyre është duke e paguar vetëm qytetari dhe askush tjetër, ku tani faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të do marrin hapa dert realizimit të të gjitha marrëveshjet të nënshkruara në gjitha instancat Evropiane në Bruksel që ratifikohen”, ka thënë analisti politik Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat