Presidenti Sejdiu rrëfen prapaskenat dhe emocionet e jashtëzakonshme të 17 shkurtit 2008!

Politika

Presidenti Sejdiu rrëfen prapaskenat dhe emocionet e jashtëzakonshme të 17 shkurtit 2008!

Nga: Nesib Hoti Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:49
Fatmir Sejdiu

Presidenti Fatmir Sejdiu, ka thënë se 17 shkurti i vitit 2008 është ngjarja më kulmore për Kosovën. Sipas tij, kjo është meritë e shumë njerëzve që kanë arrit të shpalosin një projekt për një Kosovë e cila do të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane.

Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Bota sot” Sejdiu ka thënë se në këto 10 vite Kosova ka dëshmuar qëndrueshmërinë si shtet.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën thotë se institucionet e vendit është dashur të reagojnë që të zbardhin të vërtetën, sidomos për vrasjet që cilësohen politike. Derisa e konsideron jo serioze mënyrën si ishte tentuar të shfuqizohet kjo gjykatë.

Pse nuk e lexoi deklaratën e pavarësisë, cilat ishin emocionet e para për flamurin, si i vlerëson të arriturat e Kosovës gjatë kësaj dekade dhe cili është kontributi i presidentit Ibrahim Rugova në pavarësinë e shtetit të Kosovës, flet ekskluzivisht ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Image
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe gazetari i gazetës "Bota sot", Nesib Hoti

“Bota sot”: 17 shkurti i vitit 2008 konsiderohet si dita më e rëndësishme e historisë së deritashme të Kosovës. A mund të na rrëfeni si shkojë kjo ditë për ju si Presidenti i vendit?

Fatmir Sejdiu: Është një ditë e veçuar dhe ditë e papërsëritshme për mua dhe për çdo qytetarë të Kosovës, sepse është ngjarja më kulmore që përjeton një gjeneratë e cila ka pas fatin thjesht të jetë dëshmitare e këtyre proceseve duke pasur parasysh gjithmonë kujtesën e gjithë atyre gjeneratave që janë shkrirë edhe janë sakrifikuar për Kosovën. Mendoj se është ditë  e emocioneve të mëdha, e emocioneve që përjetohen si individ, përjetohen si familje, përjetohen në rreth miqsh, përjetohen në institucione dhe është momenti që ndodh një herë dhe unë them se gjithë kjo që ka ndodh, pjesën paraprake në proceset për arritjen ka qenë  një bindje e cila pa dilemë na ka dhënë shenjat se do të mbërrijmë këtë moment kulmor. Unë kam pas fatin që të udhëheqë proceset e bisedimeve për dy vjet të plota. Një proces që ka qenë jashtëzakonisht i vështirë, por po ashtu kam pasur një bindje të thellë dhe të pa dilemë se ky moment do të vije, dhe kjo e them gjithmonë se është rezultat i punës së gjeneratave të shumta të Kosovës dhe paralelisht mund të them me mirëdashje një rezultat edhe i angazhimit dhe i mbështetjes së fuqishme të faktorit ndërkombëtarë, i cili kësaj radhe u gjend në mbështetje të Kosovës dhe mendoj se është krijuar një miqësi e jashtëzakonshme, e cila mund të them se rrënjët e thella i ka jo vetëm në qëndrimin e hershem, ta zëmë kur është fjala për SHBA-të, që mbajti një Shqipëri në këmbë, karshi gjithë atyre mësymjeve që ishin pas Luftës së Parë Botërore, por në të njëjtën kohë të amerikanëve dhe Qeverisë amerikane në fazën që ne kemi jetuar së bashku për një mbështetje të veçantë dhe kjo është një meritë e veçantë e presidentit Ibrahim Rugova, por edhe e njerëzve të tjerë që vërtetë kanë arrit që të shpalosin një projekt të mirë që kemi pasur për një Kosovë e cila do të jetë e lirë, e pavarur, sovrane, por edhe e njerëzve të saj të cilët do ta jetojnë si në atdhe të tyre, duke pasur parasysh, po ashtu edhe vlerat e veçanta që duhet të ndërtohen, që në radhë të parë një liri e plotë për të gjithë dhe një demokraci e mirëfilltë. Natyrisht se sfidat janë ato që i kemi para vetës, por për ato do të flasim mbase pak më vonë, por ky moment vërtetë do të përfundojë, pra me ata pjesë kaq të rëndësishme e cila në ditën e 17 shkurtit, rrugëtimin e Kosovës e ndanë në dy etapa; në etapën e para pavarësisë, një diçka që e dimë të gjithë në pjesën e historikut që ne kemi kapërcyer, dhe në etapën apo epokën e pas pavarësimit të vendit, e cila është jo hyrje e drejtpërdrejt në parajsë, është një tip i tapisë që Kosova është e lirë dhe sovrane, por këtë Kosovë të lirë dhe sovrane duhet ta ndërtojmë gjithmonë me gjithë sfidat e mëdha që ajo i ka.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat