Sekretari i AKR-së: Pozitë e opozitë ta votojnë Demarkacionin

Politika

Sekretari i AKR-së: Pozitë e opozitë ta votojnë Demarkacionin

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 17 shkurt 2018 Në ora: 15:55
AKR

Sekretari i Aleancës Kosova e Re Vesel Makolli, ka thënë se është momenti i fundit që Kosova të falë nga një situatë e krijuar, që ka ndikuar të vihet në pikëpyetje perspektiva evropiane e shtetit.

Duke komentuar arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Veseli ka thënë se kjo është një zgjidhje konsensuale dhe se të gjithë deputetët duhet ta respektojnë pa marrë parasysh partinë.

Image
Vesel Makolli

“Është momenti i fundit që Kosova të dalë nga një situatë e krijuar, e cila ka ndikuar që të vije në pyetje perspektiva evropiane e shtetit, situatë të cilën është dashur ta tejkalojmë shumë më herët, pasi që edhe miqtë tanë perëndimor dhe SHBA, na kanë sugjeruar që këtë çështje duhet zgjidhur. Mendoj se është arritur një zgjidhje konsensuale dhe se duhet të gjithë deputetët ta respektojnë pa marrë parasysh partinë, si dhe as opozitën e pozitën, pasi kjo është në të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, edhe të shqiptarëve në përgjithësi”, është shprehur Makolli në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova duhet të jetë unik kur bëhet fjalë për çështjet jetike shtetërore.

“Ai që nuk e voton tash demarkacionin, për të vlen thënia popullore “mos ço ujë në mulli të huaj”. Ne duhet të jemi unik kur bëhet fjalë për çështjet jetike shtetërore dhe duhet punuar me një tempo më të shpejtuar për ta kompensuar kohën që e kemi humb”, ka thënë sekretari i AKR-së, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat