Diplomacia e Kosovës pa strategji!

Politika

Diplomacia e Kosovës pa strategji!

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 17 shkurt 2018 Në ora: 20:18
Ilustrim

Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare edhe me tej mbetën sfidat kryesore për Kosovën.

“Diplomacia e Kosovës për 10 vite është ballafaquar sa me suksese aq edhe me dështime. Fokusi i saj kryesisht në suaza afat mesme ka qenë lobimi për njohje, ndërkohë anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare është përcjellur me sfida”, thotë Adlum Ramadani.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sfidë të diplomacisë së Kosovës e konsideron që të jetë pranimi në organizatat ndërkombëtare.

Image
Adlum Ramadani

Adlum Ramadani në një prononcim për “Bota sot” tha se diplomacinë e Kosovës përgjatë këtyre viteve e ka karakterizuar mungesa e një programi strategjik për të thithur njohje ndërkombëtare, përcjellë “Bota sot”

“Diplomacia e Kosovës për këto 10 vite është ballafaquar sa me suksese aq edhe me dështime. Fokusi i saj kryesisht në suaza afat mesme ka qenë lobimi për njohje, ndërkaq anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare është përcjellur me sfida të shumta, që në raste të caktuara është dëshmuar se lobimi i kundërshtarëve ka qenë më i suksesshëm”, tha Ramadani.

Sipas tij, element i cili e ka përcjellur diplomacinë e Kosovës përgjatë këtyre viteve është mungesa e një programi strategjik për të thithur njohje ndërkombëtare, pasi që ai thotë se kryesisht lobimi më shumë është zhvilluar përmes individëve sesa në nivel institucional.

“Një element i cili e ka përcjellur diplomacinë e Kosovës përgjatë këtyre viteve është mungesa e një programi strategjik për të thithur njohje ndërkombëtare, që kryesisht lobimi më shumë është zhvilluar përmes individëve sesa në nivel institucional. Poqëse shohim vendet që kanë kaluar në faza të njëjta sikurse Kosova, shohim se ato kanë ndjekur një rrugë intensive dhe ofensive drejt njohjeve përmes lobit, qoftë vendor apo ndërkombëtarë, marrë parasysh që edhe vet aleatët tanë mund të jenë lobues të drejtpërdrejt për ne”, tha ai.

Krejt në fund, Ramadani thotë se sfidë e diplomacisë së Kosovës do të jetë pranimi në organizatat ndërkombëtare.

“Sfidë e diplomacisë së Kosovës do të jetë më shumë pranimi në organizata ndërkombëtare sesa i njohjeve, përfshirë edhe njohjen nga 4-shja që po e pengon Kosovën drejt ndërkombëtarizimit’, ka përfunduar njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat