“Deklarata e Ramës i hedh benzinë zjarrit të vogël të bashkimit kombëtar”

Politika

“Deklarata e Ramës i hedh benzinë zjarrit të vogël të bashkimit kombëtar”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 18 shkurt 2018 Në ora: 20:00
Edi Rama

Kuvendi i Kosovës mbajti sot seancën solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Te pranishëm për një fjale rasti ishte sh-kryeministri Sali Berisha, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse ku ka uruar shtetin tonë për dekadën që mbushi dhe gjatë leximit te fjalimit të tij ajo që ra në sy më shumë ishte propozimit i kryeministrit Rama që shteti i Kosovës dhe Shqipërisë të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Lidhur me këtë çështje analisti politik nga Shqipëria Rexhep Shahu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këto deklarata janë “tallava” të tipit Rama.

Image
Rexhep Shahu

“Le ta bëjë Rama këtë gjë. Kurrë më i fuqishëm nuk mund të bëhet Rama. Këto janë parulla e shashka patriotike nacionaliste që Rama i ndez sa herë i bie çmimi patriotik në bursën e nacionalizmit. Që Shqipëria e Kosova të kenë një president, Rama le të bëjë në Shqipëri se është në dorën e tij referendumin për bashkimin kombëtar. Le të marrë votën e anëtarëve të partisë së tij a e duan apo jo Kosovën dhe bashkimin kombëtar. Rama nuk duhet të gatuaje petulla me ujë. Nëse duhet të kemi një president të përbashkët dhe nëse mundemi, atëherë duhet të kemi dhe një kryeministër të përbashkët por që nuk i bie radha kurrë në 100 jetë. Edi Ramës të jetë kryeministër i Shqipërisë nëse ajo është bashke me Kosovën. Këto janë tallava të tipit Rama. Megjithatë, kjo deklarate e tij e mban gjallë dhe e gjallëron idenë e bashkimit kombëtar. Pavarësisht se tallava, kjo deklarate e Ramës në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës i hedh benzine zjarrit të vogël të bashkimit kombëtar. Por nuk është në dorën e Ramës kjo gjë nëse ai nuk bën referendum për bashkim kombëtar që e ka në dorë vetëm ai.”, ka thënë Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat