Deputeti i Vetëvendosjes flet për mungesën e deputetëve në seancën solemne

Politika

Deputeti i Vetëvendosjes flet për mungesën e deputetëve në seancën solemne

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 18 shkurt 2018 Në ora: 21:19
Deputet e Vetëvendosjes

Lideri i sapozgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, me një pjesë të deputetëve e ka bojkotuar seancën solemne për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa, kështu nuk kanë vepruar edhe Visar Ymeri, Dardan Molliqaj dhe disa deputetë të tjerë që edhe kanë nderuar himnin dhe kanë marrë pjesë në seancën solemne.

E, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, në një prononcim për “Bota sot” tha se mungesa e deputetëve nga subjekti i tij në seancën solemne nuk ka qenë e qëllimshme.

Image
Ali Lajqi

“Më duket që kanë qenë të gjithë të pranishëm në këtë seancë plenare. Por, arsye mund të jetë edhe ndonjë vonës e mundshme. Nuk ka qenë e qëllimshme. Njëri prej tyre që është vonuar kam qenë edhe unë”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajqi ka komentuar edhe deklaratën e Ndihmës Sekretarit të Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem, ku ky i fundit u tha politikanëve të Kosovës se duhet të vendosin interesat e qytetarëve para interesave personale.

Deputeti i VV-së thotë se krerët e shteti është dashur të punojnë në interesa të qytetarëve, por, në këtë drejtim nuk është punuar fare.

“Kaherë është dashur të punojnë në interesa të qytetarëve, por, nuk është punuar. Krerët e shtetit duhet të punojnë në interesa të vendit, e jo për korrupsionin, dhe jo për krimin e organizuar, por ata duhet të punojnë për një shtet ligjor e të drejt”, ka përfunduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat