Tahiri: Aneksi i jep zgjidhje nyjës së demarkacionit

Politika

Tahiri: Aneksi i jep zgjidhje nyjës së demarkacionit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 19 shkurt 2018 Në ora: 14:22
Ramush Tahiri

Analisti politik, Ramush Tahiri thotë për “Bota sot” se dakordimi për aneksin në mes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazias, Filip Vujanovic i hap rrugë miratimit të marrëveshjes për demarkacionin.

“Është shprehje e vullnetit të mirë të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve Kosovës e Malit të Zi. Është përkushtim i Presidentit Thaçi për zgjidhjen e kësaj çështje që ka mbetur tash e tre vite dhe që ka bllokuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Është mirë që Kuvendi më në fund po e ratifikon marrëveshjen nga viti 2015 për shënimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, pa asnjë ndryshim, e cila marrëveshje me kohë ishte ratifikuar nga shteti malazez dhe e cila në Kosovë ishte miratuar nga Qeveria por asnjëherë nuk ishte proceduar në Kuvend për ratifikim”, thotë Tahiri për “Bota sot”.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic janë dakorduar për një aneks shtesë për marrëveshjen e demarkacionit, që parasheh krijimin e një komisioni të përbashkët për shënjimin e kufirit dhe korrigjimit të pikave kontestuese  në pikën e Çakorrit dhe të Kullës së Zhlebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat