Mehmeti e zbulon: Ja pse Thaçit po i refuzohen dekoratat presidenciale

Politika

Mehmeti e zbulon: Ja pse Thaçit po i refuzohen dekoratat presidenciale

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 19 shkurt 2018 Në ora: 15:56
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike Faton Mehmeti, ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, i cili për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar një sërë personalitetesh, për kontributin e tyre në shtet formimin e Kosovës.

Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Mehmeti e ka quajtur listë kriminale dhe haraçiste, listën e dekorimeve nga presidenti Thaçi.

Ai madje ka akuzuar presidentin Thaçi se ka keqpërdorur pozitën e presidentit për përfitime personale, duke thënë se ai i ka dhënë dekoratat me “jarani”.

Image
Faton Mehmeti

“Lista e dekorimeve nga Thaçi, është listë jaranish dhe bërje biznesi. Nëse shohim me vëmendje në atë listë janë edhe kriminelë, haraçistë dhe njerëz që janë prapa grilave. Sigurisht se kjo listë nuk i bën nder Kosovës dhe as njerëzve të ndershëm që kanë kontribuar me ndershmëri për Kosovën. Thaçi po keqpërdor pozitën e presidentit për përfitime personale, padi nga këto dekorime në konton e tij janë derdhur para. Disa nga këto dekorime janë blerë, disa janë dhënë alla qerosje jaranie”, është shprehur Mehmeti.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse Thaçit, po iu refuzohen dekoratat, duke theksuar se dekoratat e presidentit duhet të shpallen të jashtëligjshme.

“Nuk mund të dekorojë dikë dikush si Thaçi, që është i përfshirë në krim dhe korrupsion, prandaj po refuzohen nga disa të dekoruarit. Nuk i bën nder dekorata e Thaçit njerëzve të ndershëm, e të cilët janë të paktë në këtë listë. Dekoratat e turpit, duhet të shpallen të jashtëligjshme, pasi ka elemente korruptive në to. Andaj, si të tilla duhet të trajtohen. Mendoj se rrjedhojë e saj do të pasojë me humbjen e vlerës së dekoratave derisa Thaçi është president, ai si i tillë nuk përfaqëson popullin, por një grupacion të caktuar kriminal”, ka thënë Faton Mehmeti, për “Bota sot”.

Ndryshe, deri më tani, Thaçit i janë refuzuar dekoratat presidenciale nga Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, Veton Surroi dhe familjarët e Ekrem Rexhës-Komandant Drinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat