“Demarkacioni të kalojë sa më shpejtë, Haradinaj nuk mund të krahasohet me Mustafën”

Politika

“Demarkacioni të kalojë sa më shpejtë, Haradinaj nuk mund të krahasohet me Mustafën”

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 19 shkurt 2018 Në ora: 17:00
Demarkacioni dhe shënimi e vijës kufitare me Malin e zi

Vizita e kryeministrit malazez Dushko Markoviç në Kosovë doli të jetë e frytshme. Pala e Kosovës dhe ajo malazeze e arritën marrëveshjen për demarkimin e vijës kufitare.

Lidhur me këtë marrëveshje, Muharrem Sfarqa anetarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës  në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejte në kuvend.

Image
Muharrem Sfarqa

“Ne në vazhdimësi kemi qene të sigurtë se kjo kauzë ka qenë e rrejshme dhe tash përfundimisht të gjithë qytetarët janë të bindur se padrejtësisht kanë qenë të hendikipuar nga këto akuza të rrejshme, në këto tri vite sa është shty procesi i demarkimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e zi dhe besojë që tashme janë pjekur të gjitha kushtet që ai të aprovohet. LDK është konsistente në qëndrimet e saj ashtu si në vazhdimësi, është e interesuar që për interesin e qytetarëve të hapë rrugë proceseve integruese, që të luftojë edhe kundër këtyre akuzave të rrejshme, pa marrë parasysh se a është LDK-ja në qeveri apo në opozitë siç është në këtë rast , është konsistente në vendimin për aprovimin e demarkacionit për shkak se janë pjekur kushtet që vija e demarkimit ka qenë aty ku është ,dhe ku faktikisht është vlerësuar edhe nga shtetet e fuqishëm të cilat e kanë përkrahur Kosovën në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar.

Tutje, Sfarqa ka theksuar se kjo qeveri nuk mund të krahasohet me qeverinë Mustafa.

“Kjo marrëveshje që është nënshkruar tashmë nuk ka asnjë peshë juridike, nuk janë kategori juridike dhe besoj që janë vetëm një kozmetikë politike para aprovimit të demarkacionit. Ne jemi paraprakisht të interesuar që koalicioni PANA të ketë votat në mënyrë që ne të votojmë dhe qytetarët përfundimisht ta shohin se ku janë në raport me të tjerët, ne nuk mund të kemi procese tjera pa pasur mundësinë e lëvizjes se lirë. Dorëheqjet janë akte morale dhe qytetarët tashmë e dinë secilin funksionin në pushtet, me këto gafa që po bënë kryeministri Haradinaj as që mund të krahasohet me qeverinë që është udhëhequr nga Mustafa”, ka thënë Sfarqa.

Vlenë te theksohet se ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që atëherë ishte në opozitë bashkë me Vetëvendosjen dhe Nismën e që kundërshtuan këtë marrëveshje me të gjitha mënyrat duke e cilësuar si marrëveshje që i humb kogja territor Kosovës.Derisa opozita e kundërshtonte, pozita insistonte se marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi është në rregull dhe se e njëjta duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës.

Në kohën kur opozita dhe pozita në Kosovë nuk po merreshin vesh për këtë temë, ndërkombëtarët ishin shumë kritik për zhagitjen e këtij procesi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat