Kosova pret dritën e gjelbër nga BE-ja për rifillimin e dialogut

Politika

Kosova pret dritën e gjelbër nga BE-ja për rifillimin e dialogut

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 19 shkurt 2018 Në ora: 20:45
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiq

“Ne duhet të insistojmë që në tavolinë, të vijnë temat që janë jetike për neve, gjegjësisht duhet që me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, Serbia (nënkuptohet edhe Rusia), mos ta pengojnë rrugën tonë të inkuadrimit në OKB, si dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare”, është shprehur Makolli.

Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk e di ende se kur do të rinis dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përkundër zërave se bisedimet do të mund të fillojnë në fund të muajit shkurt, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk është dhënë ndonjë datë e mundshme, që do të shënonte nisjen e tyre.

Por, Avni Arifi, udhëheqës i delegacionit të Kosovës për dialogun në Bruksel, ka konfirmuar për gazetën “Bota sot” se Qeveria është e gatshme, mirëpo për kohën e nisjes duhet pyetur zyra e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, i pyetur se për cilat tema do të bisedohet në raundin e ardhshëm, Arifi ka pohuar se temë do të jenë marrëveshjet ekzistuese dhe implementimi i tyre.

“Kur? Pyeteni zyrën e BE-së. Ne jemi të gatshëm. Temat duhet të jenë implementimi i marrëveshjeve ekzistuese”, ka thënë Avni Arifi.

Se dialogu duhet të nisë, e kanë thënë edhe nga partitë tjera në pushtet.

Vesel Makolli, sekretar i Aleancës Kosova e Re, ka thënë për “Bota sot”, se dialogu me Serbinë është e pashmangshëm dhe se paqja do të arrihet vetëm me bisedime.

Ai ka pohuar se Kosova duhet të vë në tavolinë të bisedimeve tema jetike për vendin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat