“Lista serbe do të bindet për votimin e demarkacionit”

Politika

“Lista serbe do të bindet për votimin e demarkacionit”

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 20 shkurt 2018 Në ora: 11:08
Lista serbe

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesë drejtuar Kuvendit për tërheqjen e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo me qëllim që Projektligji t’i bashkëngjitet edhe deklarata e arritur mes presidentëve të të dyja shteteve.

Në mbledhjen e Qeverisë kanë marrë pjesë edhe ministrat serbë, të cilët kanë abstenuar për tërheqjen e Projektligjit të Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Partitë të cilët janë në pushtet kanë shprehur gatitshmëri për votimin e demarkacionit, ndërkaq Lista serbe kishte kërkuar fillimisht respektimin e asociacionit të komunave serbe.

Përkundër, kësaj Kryeministri sot praninë e ministrave serbë e ka parë si shenjë të mirë, ndërsa sipas analistëve politikë Lista Serbe do të bindet për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Analisti politik, Nexhat Haziri, ka thënë për “Bota sot” se është taktikë e serbëve që përmes kuzhtëzimin t’i rrisë favoret e saj brenda qeverisë, mirëpo ajo do ta votojë demarkacionin.

Image
Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, serbët do ta kushtëzojnë Qeverinë që t’iu tregojë datën e saktë të miratimit të Asociacionit.

“Është edhe një taktike e Listës Serbe, e cila përmes këtij kushtëzimi dëshiron për t’i rritur favorët e saja mbrenda qeverisë së Kosovës, por edhe Kuvendit. Besoj se Lista Serbe do të bindet dhe do ta votojë ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përshkak se kështu edhe i hapet rruga për të ardhur në rënd të ditës Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Me këtë kushtzim Lista Serbe do të kërkojë nga qeveria e Kosovës, kohën apo edhe datën e saktë se kur do të vijë në miratim Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, dhe natyrisht se kërkesa e saj maksimaliste do të jetë që ky Asociacion të miratohet vetëm, sipas marrëvëshjes së arritur në Bruksel nga bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe mos të  mirren parasysh vërejtjet që kanë dalur nga interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Se sa do të jetë këmbëngulese qeveria e Kosovës për mos ta pranuar këtë të fundit që lidhet me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese këtë mbetët ta shohim, por gjasat janë që demarkacioni mund të shtyhet edhe për dyjavvë deri në ratifikimin e tij nga ana e Kuvendit të Kosovës”, ka pohuar Haziri.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që në ora 16:00 të mbajë mbledhje  ku në rend dite është: “Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi”. Ndërsa, raportohet që seanca për demarkacion do të mbahet të enjten në ora 10:00./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat