“Keqqeverisja e mbrapshtë”, fushat në të cilat dështoi Kosova

Politika

“Keqqeverisja e mbrapshtë”, fushat në të cilat dështoi Kosova

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 20 shkurt 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga sheshet e Prishtinës

17 shkurti i vitit 2008 shënon datë të rëndësishme për Kosovën, pasi në atë ditë u shpall Pavarësia e Kosovës.

E tani, në vitin 2018, shteti i Kosovës që vazhdon të jetë i izoluar, festoi 10 vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë tërë këtyre viteve ka pasur suksese e dështime, e për këto të fundit, për gazetën “Bota sot” flasin analistët, duke treguar fushat që ka pasur më së shumti dështime.

Image
Jeton Kelmendi

Regresi i Kosovës

Profesori Jeton Kelmendi mendon se Kosova vazhdon të ketë probleme të shumta dhe se në këto vite, vendi ka shënuar regres në disa fusha.

“Mendoj se përvjetori jubilar i rishpalljes së Kosovës shtet, kjo është rishpallje që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës për 17 shkurt, mendoj se e gjen Kosovën në një aspekt në progres, natyrisht një liri por kontekstuliasht vazhdon të përballet me probleme të shumta, demokraci është në regres-zhbërje, ekonomia po ashtu në krizë dhe mekanizma e vlerës janë gjithnjë në pikëpyetje. Pra Kosova ka shënuar regres në këto aspekte, duke u ngritur mbi vetveten, thjesht duke nxjerrë kuadro më të mira, qeverisje më të mirë, shkollim më të mirë, mendoj se sidomos në vitet e fundit ka shënuar regres në të gjitha sferat, në sport, në kulturë por kulmorja është politika, ku kemi një nga qeveritë më të dobëta që mund ta ketë pasur ndonjëherë në historinë e demokracisë Kosova”, është shprehur ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Problemet kryesore

Ndërsa, analisti Faton Mehmeti ka numëruar fushat të cilat kanë pasur më shumë dështime, derisa thotë se janë korrupsioni, sistemi i drejtësisë e të tjera.

“Kosovën e jeti10 vjetori shtet me shumë probleme. Më kryesoret janë: korrupsioni, mungesa e drejtësisë, varfëria, nepotizmi, mungesa e liberalizimit të vizave etj. Të gjitha këto janë si pasojë e keqqeverisjes së mbrapshtë, nga një klasë politike e korruptuar dhe e paaftë. Për gjatë 10 viteve është dashur që Kosova të ec me tutje, të jetë vend i shpresës dhe një vend më i drejtë. Derisa kjo nuk ndodh është e vështirë të flitet për ndonjë sukses të spikatur. Kosova për 10 vjet është tkurrur territorialisht dhe është zvogëluar numerikisht, qytetarët po ikin pasi kanë humbur shpresat se këtu do bëhet mirë. Definitivisht, Kosova po dështon dhe ky 10 vjetor e gjeti në agoni të plotë”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

Dështimi kryesor, sundimi i ligjit

Kurse, analisti Islam Krasniqi për gazetën “Bota sot” si dështim kryesor e sheh sundimin e ligjit.

Image
Islam Krasniqi

“Republika e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë ka pasur shumë dështime në shumë dështime, duke filluar nga sundimi i Ligjit, ku drejtësia gjithmonë shkon në favor të të fortit, ku akoma s’po mund të pavarësohet gjyqësori nga politika, që do të thotë së Prokuroret dhe gjyqtarët të pa kualifikuar apo me dokumente të falsifikuara po emërohen nga politika, si dhe po i shërbejnë asaj, duke e vendosur drejtësinë nëpër kafene. Dështime tjetër kemi edhe mungesën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që të gjithë flasin për të por veprimet janë zero, ku akoma asnjë peshk i madh nuk është prekur. Gjithashtu mos harrojmë ta përmendim drejtësinë ku prangosen hallexhinjtë që dëmtojnë pyllin për t’i ngrohur familjen dhe zyrtarët që plaçkitin nga 60 milion € buxhetin e shtetit mbrohen në liri”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, dështim tjetër është edhe mos themelimi i FAK-ut, projekti për Brezovicën e të tjera që i përmend.

“Dështim tjetër kemi edhe mos themelimin e FAK-ut, fatin e së cilës e kemi lidhur më Beogradin, pa lejen e tyre s’po mund të formojmë. Dështim tjetër kemi Trepçën, ku ligji që u bë për ta riaktivizuar dështoi, mbeti veç një dramë mediatike asgjë më shumë. Dështim tjetër kemi projektin për Brezovicën, ku qeveritaret tanë e ndien vetën të pa fuqishëm karshi mafisë serbe. Dështim tjetër kemi mos integrimin e qytetarëve serb në pjesën veriore, ku ajo pjesë akoma nuk është nen kontrollin e institucioneve të vendit. Ndër dështimet kryesore janë s’ka punësim, s’ka liberalizim, s’ka sundim të ligjit, s’ka zhvillim, ku këto qeveri radhazi vetën e kanë vrarë shpresën e qytetarëve”, ka deklaruar për “Bota sot” Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat