Avokati i njohur flet pas kalimit të lëndës së Azem Syles në duar të vendorëve

Politika

Avokati i njohur flet pas kalimit të lëndës së Azem Syles në duar të vendorëve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 shkurt 2018 Në ora: 17:00
Tomë Gashi

Gjyqtarët vendas do ta gjykojnë Azem Sylën dhe të tjerët në Rastin Toka. Në gjykimin e Azem Sylës dhe të tjerëve në Rastin “Toka’, kryetari i trupit gjykues Petko Petkov tregoi se ky rast do të gjykohet nga gjyqtarët vendas. Prokurori Danilo Cecarreli fuqishëm po e kundërshton këtë transferim.

“Transferimi i këtij rasti tek vendorët domethënë që është përfundim i rastit dhe të gjithë e dimë se pse”, tha Cecarelli.

Në lidhje më këtë avokati Tomë Gashi, ka thënë se sa i përket rastit Azem Syles dhe të tjerëve rasti i quajtur “Toka”, gjyqtaret dhe prokuroret vendor janë në gjendje që merren më këtë çështje nuk ka asnjë pengesë dhe asnjë problem që kjo lëndë të kaloj tek institucionet vendore gjyqësore.

“Fundi i fundit nga aferat e bëra publike kohët e fundit është vërtetuar se misioni i EULEXIT ka qenë nën ndikim të politikanëve vendorë dhe ndërkombëtar. Sa që shumë zyrtarë të lartë të EULEXIT e kanë akuzuar këtë mision si mision në shërbim të politikës. Këtë e ka thënë i fundit dhe haptas edhe ish kryetari i gjyqtareve të Eulexit, Malkolm Simons, i cili ka fol për afera korruptive brenda EULEXIT”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

Ai ka thënë, se nuk beson se gjyqtarët dhe prokurorët vendor të kenë presion më tepër se në çdo rast të profilit të lartë.

“Të gjithë e dimë se politika ndikon haptas në raste të caktuara gjyqësore, dhe ky rast nuk do të jetë një përjashtim. Unë besoj se vetëm emri i Azem Syles e ka dërgua rastin tek prokurorët dhe gjyqtaret e EULEXIT përndryshe sa i përket të tjerëve të përfshirë në ketë rast që nga fillimi ka mundur pa asnjë problem me rastin të merren prokuroret dhe gjyqtarët vendorë”, ka përfunduar avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat