Presidenti mbarëkombëtar, ide e realizueshme në një plan afatgjatë

Politika

Presidenti mbarëkombëtar, ide e realizueshme në një plan afatgjatë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 shkurt 2018 Në ora: 20:19
Edi Rama

“Natyrisht që është e vështirë për të ndodhur brenda 5 viteve të ardhshme, por në afatgjatë mund të jetë një opsion. Është për keqardhje që në Kosovë kemi forca që çdo gjë që vjen nga Shqipëria trajtohet si shkelje e “sovranitetit“ të Kosovës. Rama nuk paragjykoi presidentin. Pra presidenti mund të jetë edhe nga Kosova. Vënia e çështjeve të pushtetit në rend të parë nuk i qon idetë e mëdha përpara. Unë nuk shoh këtu mungesë respekti, përkundrazi shumë respekt. Si duket është në natyrën e vëllezërve të vegjël të ankohen për “pushtetin“ e vëllezërve të mëdhenj” ka thënë Deputeti Faton Topalli.

Përvjetori jubile i Pavarësisë se Kosovës ka sjellë edhe deklarata të ndryshme nga politikanët.

Ajo që bëri përshtypje dhe nxiti reagime për dhe kundër, ishte deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili në fjalimin e tij me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka propozuar që dy vendet fqinje Kosova dhe Shqipëria të përfaqësohen më një President mbarë-kombëtar.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë politikë të jashtme dhe jo vetëm ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka thënë Edi Rama.

Në lidhje këtë deklaratë, ka pasur reagime të shumta nga politikanë e deputetët të ndryshëm, ku disa nga ta kanë dal kundër kësaj ideje dhe të tjerë që kanë përkrahë ketë ide. Kundër një ideje të tillë ka dalë edhe Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian, ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat