Dekorata e Hashimit nuk i bën nder askujt

Politika

Dekorata e Hashimit nuk i bën nder askujt

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 shkurt 2018 Në ora: 20:42
Hashim Thaçi

Dekoratat janë të përcaktuara me ligj sipas draftit, i cili përcakton të gjitha llojet e dekoratave, titujve dhe medaljeve, që jepen nga Presidenti i vendit. Në një kohë, kur shqiptarët do të bënin çdo gjë për të pasur një dekorata, ka edhe nga ata që i refuzojnë. Dekorata duhet të jete akti me i lartë i vlerësimit të një personaliteti, qoftë vendor ose ndërkombëtare.

Mirëpo, kur ato i ndan një person pa kredibilitet edhe dekoratat zhvlerësohen. Ne fakt, zhvlerësimi i dekorimeve në këtë vend ka marrë përmasa hipërbolike në kufijtë e të pabesueshmes. Ai që ka ndikuar për zhvlerësimin e dekorimeve më shumë se çdokush tjetër para tij është presidenti aktual Hashim Thaçi.

Jo vetëm për numrin rekord të dekorimeve, mbi një mijë gjatë mandatit të tij, disa fish më shumë se çdo paraardhës i tij, por mbi të gjitha për dekorimet politike dhe të turpshme duke dekoruar njerëz të damkosur si kriminelë dhe për tepwr pa asnjë kontribut për vendin.

Pikërisht nga ky premisw  ka ardhur edhe reagimi i të shumtë atyre që hoqën dorë nga dekorimet, që Thaçi i ndau me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Duke rikujtuar thënien se “ njeriu e nderon postin dhe jo posti njeriun” arrijmë të kuptojmë se sa shumë e ka degraduar Thaçi dekoratën, që do të duhej të ishte sinonim i vlerësimit real dhe bërjes krenar të atij që e merr një të tillë.

Në një listë janë futur pothuajse të gjithë jaranat e Hashimit, njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë meritë për ta merituar ata, dhe për më tepër dyshoj shumë se edhe janë blerë disa të tilla.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat