Flet politologu i njohur: Këta janë skenarët për votimin e Demarkacionit

Politika

Flet politologu i njohur: Këta janë skenarët për votimin e Demarkacionit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 shkurt 2018 Në ora: 21:38
Ilustrim

Nesër pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet seanca për Demarkacionin. Pro këtij demarkacionit kanë dal shumica e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila vazhdimësi e ka ritheksuar se është kundër kësaj marrëveshje.

Politologu Gurakuq Kuqi ka folur rreth ecurisë së seancës në të cilën pritet të vihet në votim marrëveshja për demarkacion. Kuqi ka thënë se deri tani janë të konfirmuara 78 vota duke përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës, partitë e koalicionin qeverisës dhe minoritetet duke mos përfshirë serbët.

Image
Gurakuq Kuqi

“Janë për momentin 78 vota të konfirmuara nga LDK, koalicioni qeverisës dhe minoritetet joserbe, këta të fundit nuk kanë konfirmuar që janë pro pasi sigurisht që synojnë të nxjerrin kushte për votimin e demarkacionit siç është çështja e asociacionit.”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nga përçarja e LVV-së, gjasat janë të mëdha se aty ka vota pro marrëveshjes së demarkacionit.

Më tutje, Kuqi ka shtuar se janë dy mundësi qe Lista serbe të votojë demarkacionin, e para është çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa mundësia e dytë është të vazhdohet varësia nga votat serbe.

“Por edhe nëse nuk ka asnjë votë nga LVV-ja e përçarë, ka dy mundësi që Lista Serbe ta votoj demarkacionit, e para që Beogradi do arrij të shtyjë përpara çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që nëse bëhet ndryshe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte një dëm i madh për Kosovën. Ndërsa, mundësia e dytë që kjo marrëveshje të marrë votat nga LS-ja është që të mos lejoj afrimin dhe unifikimin e faktorit shqiptar por të vazhdojë varësinë nga votat serbe dhe si e tillë qeveria të jetë e drejtuar nga LS-ja dhe jo unifikimi shqiptar, që do ishte një mesazh i fuqishëm për Beogradin se në fund të fundit është i paaftë të shkatërroj Kosovën institucionalisht”, ka shpjeguar Kuqi për “Bota sot”.

Për me tepër, ai beson tek unifikimi i faktorit shqiptar dhe heqjes së varësisë nga Lista serbe.

“Andaj, pasi kjo çështje ka ardhur deri në këtë pikë, dua të besoj tek një unifikim i faktorit shqiptar dhe i një heqje të varësisë për të paktën për këtë çështje nga LS-ja, e cila pastaj edhe po të votonte pro apo kundër, do të ishte pak e rëndësishme. Kjo pasi marrëveshjet e tilla, edhe pse kërkojnë 2/3 e votave të deputetëve, nuk kërkon një votë të dyfishtë, pasi nuk parashihet në Kushtetutën e Kosovës”, ka përfunduar Kuqi për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat