Deputeti i LDK-së për koalicionin PANA-Lista Serbe: Korrupsioni ka lulëzuar

Politika

Deputeti i LDK-së për koalicionin PANA-Lista Serbe: Korrupsioni ka lulëzuar

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 20 shkurt 2018 Në ora: 22:19
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Koalicioni PANA-Lista Serbe siç duket nuk po mund t’i bëjë ballë barrës që ka marrë mbi supe.  Qeverisja e një shteti nuk është aspak e lehtë e këtë po e dëshmon edhe mosfunksionimi i këtij koalicioni.

Deputeti  Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kosova, si shtet ka pësuar ngecje të mëdha në sistemin e arsimit dhe atë të shëndetësisë.

Në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, Avdyli nuk e lë pa e përmendur edhe korrupsionin e që është një ndër shkaktarët kryesorë që e kushtëzon liberalizimin e vizave.

Image
Haxhi Avdyli

‘’Edhe pse Kosova në rrugëtimin e saj natyror ka pas përparime në disa sfera, por ka mundur shumë më shumë të arrinte se sa kjo e tanishmja.  Janë shtruar rrugë por ekonomia vendore e investimet nga jashtë po ngecin, janë krijuar disa institucione por kemi ngecje të mëdha në sistemin e arsimit dhe shëndetësisë. Korrupsioni ka lulëzuar por edhe mostransparenca e papërgjegjësia e bartësve institucional para qytetarëve’’, përfundon Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat