Llapjanëve u kërkohet të padisin serbët për krime të luftës

Politika

Llapjanëve u kërkohet të padisin serbët për krime të luftës

Nga: A.S Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 17:04
Tortura e serbëve ndaj shqiptarëve gjatë luftës

Qytetarëve të komunës së Podujevës u është kërkuar që të deponojnë në institucionet e drejtësisë së Kosovës të gjitha dëshmitë që ata kanë për krimet që forcat serbe kryen gjatë luftës në fshatrat e Llapit. Kjo kërkesë erdhi në tryezën e organizuar nga dega e Shoqatës së Pagjeturve, dega në Podujevë.

“Në këtë tryezë, u diskutua lidhur me mundësin e ngritjes së kallëzimeve penale dhe padive ndaj atyre pjesëtarëve të forcave serbe që kanë shkaktuar krime gjatë luftës në Kosovë. Pra, qëllimi i saj ishte që t’i jepen këshilla juridike qytetarëve të Podujevës se si t’i deponojnë këto dëshmi në organet e drejtësisë dhe të Policisë”, thotë për “Bota sot”, Avni Islami, i cili ishte i pranishëm në këtë tryezë.

Ai tha se në këtë tryezë u përmenden mbi 630 raste të krimeve në komunën e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat